Reagon avokati i mendimtarit të njohur Fethullah Gylen: Të gjitha akuzat janë të pavërteta e të pabaza
Avokati i mendimtarit të njohur Fethullah Gylen, z. Orhan Erdemli, ka reaguar menjëherë pas pretendimeve të disa medieve, të cilat nxituan të lidhin z. Gylen me arrestimet e bujshme të ditëve të fundit në Turqi.
Ja edhe deklarata e plotë e avokatit Erdemli:
"Prokuroria e Stambollit dy ditët e fundit ka arrestuar disa biznesmenë, burokratë dhe disa të afërm të disa politikanëve. Çështja e hetimit ka të bëjë me korrupsion, mitmarrje dhe trafik, ngjarje këto që hasen kudo në çdo shtet. Zaten edhe organet e drejtësisë dhe gjykatat e pavarura pikërisht për të hetuar dhe gjykuar ekzistojnë. Një shtet dhe një shoqëri konsiderohet demokratike dhe mund të flitet për një shtet të së drejtës në atë masë që krime të tilla luftohen. Ndaj, hetimet aktuale duhen shikuar si një procedurë normale, e cila duhet vlerësuar gjakftohtësisht. Akuzat e rënda që janë hedhur në disa artikuj lidhur me këto hetime ndaj klientit tim, z. Gylen, janë tërësisht të padrejta. Këto tentativa ilegjitime për të ngritur opinion negativ mbi klientin tim, janë hidhëruese dhe synojnë të ndikojnë negativisht mbi procesin hetimor dhe të shmangin vëmendjen e shoqërisë nga thelbi i këtyre hetimeve. Të gjitha pretendimet dhe akuzat e hedhura ndaj klientit tim janë tërësej të pavërteta dhe të pabaza. Z. Gylen nuk ka as edhe një lidhje as edhe informacion për asnjërin prej nismëtarëve të këtij hetimi. Dëshirojmë të shprehim qartë se akuza të tipit "luftë ndaj qeverisë", "fillim operacioni", "lojëra të pista", "thurje kurthi", "zënie në qoshe"... janë dashakeqe dhe produkt i fantazisë.
- Publikuar më .