Zanini: “Gyleni sjell para nesh modelin më të mirë të njeriut të përsosur”
Një nga emrat më të njohur në fushën e studimeve të zhvilluara mbi Islamin në Itali, Prof. Dr. Francesko Zanini, e ka cilësuar të nderuarin Fethullah Gylen si ‘të dashuruar pas profetit’.
Gjatë fjalës së tij të mbajtur në një konferencë të zhvilluar në Universitetin Torino lidhur me Fethullah Gylenin dhe Lëvizjen e Vullnetarëve, Zanini analizoi rrethin social, kulturor dhe historik të kurorëzuar nga Gylen dhe nënvizoi faktin se një njeri i lidhur me vlerat fetare nuk ka përse të qëndrojë larg nga zhvillimet moderne. Parë në prizmin e ideologjisë së Gylenit, kjo e vërtetë shihet e pasqyruar në shkollat e hapura nga Lëvizja e Vullnetarëve.
“Thelbi i Islamit është dialogu dhe mirëkuptimi”, u shpreh Zanini, duke theksuar se feja Islame nuk është fe e cila frikësohet nga ballafaqimi dhe komunikimi me të tjerët. Gjithashtu ai vazhdon me fjalët se Gyleni sjell para nesh modelin më të mirë të njeriut të përsosur, i cili mund të jetojë si shokët e Profetit të nderuar dhe si vetë ai.
Zanini mendon se në veprat e Gylenit vihet re e kundërta e tezave të hedhura nga disa grupe politike në Turqi përsa i përket ndryshimit të fesë dhe modernizimit të saj. Ai nuk lë pa përmendur dhe idetë e Gylenit rreth domosdoshmërisë së jetesës në harmoni me fetë dhe kulturat tjera.
Prof. Dr. Francesco Zanini ka zhvilluar studime mbi Islamin në Egjipt dhe Bangladesh si anëtar i grupit kërkues të universitetit islam dhe kulturës arabe, i lidhur me Vatikanin. Që nga muaji prill, Prof. Zanini ka filluar një studim akademik mbi Lëvizjen Gylen.
Kryetari i Fondacionit për dialog ndërkombëtar “Alba”, Fatih Çamlica theksoi se Fethullah Gylen e vendos njeriun në qendër të botës, e cilëson atë si një qenie që meriton respekt dhe dashuri, të cilat mund të arrihen me anë të dialogut.
Në fund të konferencës ku morën pjesë afërsisht 130 persona u prezantuan veprat e Fethullah Gylen në gjuhën italiane.
- Publikuar më .