Hyrje (Evolucioni)

Baza e këtij libri mbështetet në një pjesë bisedash në një kuadër shumë të ngushtë të fundit të viteve gjashtëdhjetë. Kurse bisedat e tipit të konferencës para një auditori më të gjerë i takojnë periudhës pas viteve shtatëdhjetë.

Ato ditë, dokumentet dhe literatura përkatëse e kësaj teme ishin papërfillshmërisht të pakta; duke iu shtuar kësaj, natyrisht, edhe pamjaftueshmëria ime, bëhet e qartë se ç'libër do të dilte në shesh.
Personalisht, unë kam menduar se sot, në një periudhë kur janë shkruar e shkruhen shumë gjëra serioze mbi çështjet që përbëjnë tematikën e këtij libri, nuk do të ishte i nevojshëm botimi i thërrimeve të tilla mendimesh e konsideratash të thëna e të shkruara dikur nxitur nga kërkesat e ditës, pa marrë parasysh pamjaftueshmërinë e tyre. Por, kur shokët e mi të idesë dhe rrugës së përbashkët, ndaj emrit dhe kujtimit të të cilëve qysh në krye të herës jam përpjekur të mbetem me respekt, i deshifruan, redaktuan dhe m'i vunë para ato biseda të vjetra, edhe unë, duke i vlerësuar ato vetëm si kujtime, thashë "po" për botimin e atyre dokumenteve të mia tejet modeste!
Ja, vetëm kaq!
Fethullah Gylen

Pin It
  • Publikuar më .
© 2021 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.