Bujaria e madhe e bën të domosdoshme jetën tjetër

Po qe se gjërat për të cilat kemi nevojë, nuk vijnë në ecurinë e favorit të Zotit, ne nuk mundemi të sigurojmë as njërën prej tyre edhe sikur për të të japim botët!

Miku i Allahut që ka dalë në audiencë te kalifi Harun er-Rashid, pyet:

“O Harun, po të ishe nevojtar për këtë gotë ujë, a do ta jepje të gjithë pasurinë për ta pasur?”

“Po!” - I përgjigjet Haruni.

“Mirë, po sikur, pasi ta pije këtë gotë ujë e të mos e nxirrje dot, a do ta jepje të gjithë pasurinë për ta nxjerrë?”

“Po!” - I përgjigjet Haruni.

Pas këtij dialogu, miku i Allahut i thotë kalifit:

“Ja pra, o Harun! Pasuria dhe mbretëria jote vlen sa një gotë ujë!”

Duke filluar me këtë gotë ujë e gjer te ajri për të cilin jemi nevojtarë çdo çast, të gjitha të mirat i gjejmë gati në prag të derës!

Çdo stinë, mijëra lloje të veçanta frutash na vijnë me anë të favorit dhe mirësisë së Zotit. Po të mendonim të kundërtën, jo ato fruta, por edhe një bërthamë s’do ta siguronim dot sikur për të të jepnim tërë botën.

Ja pra, në botë shohim këtë bujari kaq të madhe të Zotit!

I mjeri njeri, kërkon mrekullira dhe çudira! Mirëpo të gjitha këto lloj ngjarjesh e dukurish që na rrethojnë, shfaqen e realizohen si gjëra të jashtëzakonshme!

Shihni ç’bujari, që dielli dhe hëna punojnë dhe i shërbejnë njeriut si dy shërbëtorë të bindur. Ndërsa dielli na ledhaton kokën me ngrohtësinë e tij, na i pjek edhe frutat, perimet dhe të lashtat për të cilat kemi nevojë. Po qe se të gjitha këto bujari do të ishin të përkohshme dhe të posaçme vetëm për shtëpinë e pritjes së kësaj bote dhe të merrnin fund këtu, për shkak të vdekjes që na vjen ndërmend dhe që ka mundësi të na vijë çdo çast, pas çdo të mire do të vuanim në ankth sikur të pinim një gotë helm. Sepse çdo e mirë që e konsumojmë na paralajmëron se do të vijë një ditë që të privohemi nga të gjitha të mirat. Për rrjedhojë, na bën ta kujtojmë asgjësimin e frikshëm të përjetshëm.

Mirëpo një Individualitet kaq bujar nuk na i merr nga dora kaq shumë të mira pasi na ka bërë t’i shijojmë. Ndoshta ato të mira i vazhdon dhe i përjetëson. Ja pra, Individualiteti që shfaq kaq bujari në këtë botë të përkohshme e kalimtare, ka edhe një botë të pakonsumueshme e të përjetshme, ku vetë bujaritë që i kemi parë këtu, do të vazhdojnë edhe atje përjetësisht. Ndryshe, bujaria e Tij e madhe karakterizohet në të kundërt, gjë që s’përputhet me Individualitetin e Tij të Lartë, ndërsa Ai është i pastër nga shëmti të tilla dhe i shenjtë!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.