• Home
  • Veprat
  • Jeta pas vdekjes
  • Mes gjithë ekzistencës ka përputhje dhe kjo është provë e jetës tjetër

Mes gjithë ekzistencës ka përputhje dhe kjo është provë e jetës tjetër

Mes materies së jashtme dhe njeriut shohim një lidhje serioze. Kjo lidhje shërben si argument i unitetit dhe vetmisë së Krijuesit që i ka krijuar të dy: edhe materien, edhe njeriun. Kush t’i ketë krijuar gjërat që duken, që shijohen, që dëgjohen e ndjehen, i ka dhuruar edhe njeriut shqisat dhe ndijimet e shikimit, shijes, dëgjimit dhe ndjeshmërisë.

Është i njëjti Individualitet që i ka krijuar qeniet për të cilat do të tregojë dhembshuri, dhe që i ka dhënë njeriut ndjenjën e dhembshurisë. Disa ngjarje kryhen me anë të vullnetit. Edhe ai që ia nxjerr para njeriut këto ngjarje, edhe ai që i ka dhënë njeriut vullnet, duhet të jetë i njëjti Individualitet. Është një Qenie e Domosdoshme që i jep të mirat që s’mbarojnë me të numëruar, që jep ndijimin e shijimit të këtyre të mirave, pra që krijon. Kush ta ketë vendosur syrin në trupin e njeriut, e ka vendosur edhe diellin si bebe të syrit të qiellit. Sepse mes diellit dhe syrit të njeriut ka një lidhje dhe përputhje serioze!

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.