E Drejta dhe Drejtësia

Drejtësia është më e fuqishme se njësitë e mekanizuara që duken si më të fuqishmet...

***

Edhe sikur e drejta të jetë një shpatë që po të zbret në zverk, mos u druaj t'i rrish nën të!..

***

Drejtësia është një kapital që shkon në çdo vend.

***

Drejtësia është një nga rrugët për të qenë pranë Zotit, mirëpo ja që shumica e njerëzve parapëlqejnë të rrinë larg saj!

***

Murret rrethuese të kalasë së islamit janë e drejta, porta, drejtësia dhe kalaja brenda, lumturia!

***

Gërmadhat ku sundon drejtësia, janë më të vlefshme se sarajet; sarajet e mbytura në dhunë e padrejtësi, janë më gërmadhë se gërmadhat...

***

Provë e fuqishme lidhur me botën përtej do të thotë ide drejtësie e saktë dhe e fuqishme...

***

Kush përplaset me të drejtën, herët a vonë bie i mundur!

***

Kur të shtypësh të tjerët, kurrsesi mos e nxirr nga mendja se ekziston një forcë që ka për të të shtypur edhe ty!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.