Fëmija

Ç'vlerë të ketë fara për vazhdimësinë e llojit dhe brezit të një peme, po atë vlerë ka edhe fëmija për vazhdimësinë e llojit dhe brezit të njeriut. Kombet që i lenë pas dore fëmijët, janë të dënuar të shemben, kurse kombet që i braktisin ata në duar të huaja e në ndikimin e kulturave të huaja, janë të dënuar të humbin origjinën!..

***

Brezi që e përbën pjesën më aktive e më produktive të një kombi në çdo tridhjetë-dyzet vjet, janë fëmijët sot. Ata që i shohin fëmijët si të vegjël e të pavlerë, duhet ta kuptojnë dhe të rëqethen se sa me mendjelehtësi e morën një element të rëndësishëm në jetën e një kombi!

***

Përgjegjësit e të keqes që duket në brezat e sotëm, paaftësinë e vëzhguar në një pjesë administratorësh dhe shqetësimeve të hequra si komb, janë elementët sundues të tridhjetë vjetëve më parë. Edhe fatkeqësitë apo vlerat e një çerek shekulli më vonë do t'u përkasin atyre që e kanë në dorë arsimimin dhe edukimin e brezave të sotëm.

***

Çdo komb që kërkon ta marrë nën garanci të ardhmen e vet, duhet t'i shpenzojë një pjesë mundësish sa energjitë dhe koha që ka për të shpenzuar majtas e djathtas, për përgatitjen e fëmijëve, njerëzve të mëdhenj të së nesërmes. Ndërsa një pjesë e madhe e gjërave të shpenzuara do të shkojë kot, gjërat e shpenzuara në drejtim të lartësimit njerëzor të brezave të rinj do të ekzistojnë përherë si një burim i pashtershëm të ardhurash...

***

Mjeranët, ngatërrestarët, sarhoshët, anarkistët, të droguarit, morfinomanët, të cilët konsiderohen sot si fytyra e zezë e shoqërisë, janë fëmijët, edukimin e të cilëve e lamë pas dore dje. S'e di, a jemi vënë të mendojmë ndonjëherë se ç'lloj njerëzish do të na i mbushin rrugët nesër si pasojë e indiferentizmit tonë të sotëm?

***

Fatin e të nesërmes do ta kenë në dorë jo kombet që zotërojnë epërsinë e teknikës dhe teknologjisë, por kombet që e marrin seriozisht institucionin e martesës e që dinë se si t'i lartësojnë brezat e rinj në cilësitë njerëzore. Kombet që nuk e trajtojnë seriozisht çështjen e martesës dhe lindjes, që nuk u dalin për zot brezave të rinj me filozofinë e vet të edukimit, në mos sot, nesër, janë të dënuar të bluhen e shkrijnë mes dhëmbëve të pamëshirshëm të kohës...

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.