Këshilla

Këshilla është shtylla qëndrore e jetës besimore.

***

Po të ishte këshilla e padobishme, a kishte për të dërguar Zoti profetë?

***

Këshilla është një pretekst i rëndësishëm që çon në dobi; preteksti i dobisë është dobi, i mirëbërësisë, mirëbërësi.

***

Kush këshillon, duhet t'i jetojë para të tjerëve gjërat që këshillon, që të bëhet i besueshëm. Sipas meje, shkaqet e ndikueshmërisë së djeshme e të pandikueshmërisë së sotme këtu duhen kërkuar!..

***

Kush mbetet ta prijnë qorrat, do të ishte më afër qëllimit të vet sikur të qëndronte atje ku ndodhet se sa të ecte nga ta çojnë ata!

***

Çelësi i zemrave është karakteri i butë dhe fjala e butë...

***

Predikues është ai që mundet ta kontrollojë auditorin me një të parë...

***

Gjithmonë, tregimi me vepra ka qenë më i besueshëm se tregimi me fjalë...

***

Fol butë që të të hapen portat e zemrave, bëhu zemërngrohtë që ndërgjegjet t'u thonë mendimeve të tua, "urdhëroni!", sillu me sinqeritet që të kesh ndikim të vazhdueshëm!

***

Kur të gjitha fjalët të të kenë mbetur në ajër, mund të jetë e dobishme të provosh t'u drejtohesh bashkëbiseduesve me të mirë.

***

Ka të mirë e të mirë, ka të keqe e të keqe... Të mençurit e dinë se cila prej tyre dhe në ç'kohë duhet zgjedhur...

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.