Virtyti

Kërko për shpirtin që do të të jetojë gjer në pafundësi, gjithmonë ndere të reja, funksione e poste të reja! Dhe për të mos i humbur nderet e fituara, mbaje gishtin për herë në këmbëz!..

***

Po qe se në një shoqëri nuk qëndrohet mbi rritjen dhe zhvillimin e shëmtive, po qe se bukuritë dhe të bukurit ndiqen si të ishin hajdutë, po qe se dashuruesit e të vërtetës dhe virtytit fyhen e shtypen dhe po qe se imoraliteti mundet të hyjë ku të dojë, për ata që jetojnë për nder e virtyt, në atë vend, është më mirë nën dhé se sa mbi dhé!

***

"Virtyt" janë quajtur sjelljet që njerëzit i miratojnë por që kafshëve s'u pëlqejnë, kurse "fëlliqësi", sjelljet që i bëjnë njerëzit të rrëqethen e të largohen prej tyre, por që kafshët i kryejnë si zakonisht sepse s'preken prej tyre dhe kështu është!

***

Dashuria dhe intimiteti i thellë që ndjehen për koncepte të tilla të larta si fe, komb, atdhe, nder dhe shtet, është punë e shpirtrave trima e bujarë. Ata nuk i shkelin këto koncepte dhe as lejojnë të shkelen; po të duhet, e flijojnë jetën për ta me gjithë dëshirë. Kurse fatkeqët të privuar nga një cilësi e tillë shpirtërore, i thonë kësaj "marrëzi"!?

***

Edhe nëse virtyti mund të shkaktojë dëm në disa raste e kushte, prapë virtyt mbetet. Vështrimi i virtytit si gjë e pavlerë dhe pendimi për të janë gjithmonë padrejtësi. Dëmet e shkaktuara për shkak të virtytit, prapë me virtyt duhet përpjekur të mënjanohen!..

***

Virtyti është situata shpirtërore e mosdhënies rëndësi respektit të merituar, kurse krenaria, pritja e respektit edhe atje ku s'është merituar. Kur flet virtyti, krenaria strehohet në gji të egoizmit dhe rri e dëgjon atje me ankth.

***

Përmendja për të mirë e të parëve është një e drejtë e tyre, kurse për ne, shprehje e njohjes së vlerës. Sepse ata qenë si nga një rrënjë më vete që i përftuan kombit fisnikëri. Përpjekja për t'i hedhur poshtë ata do të thotë shkaktim te kombi i pështirosjes për të kaluarën e shquar për ta larguar prej saj...

***

Ata që e vërtetojnë famën e merituar të të parëve dhe i kujtojnë ata me respekt, s'ka aspak dyshim se një ditë do të përmenden edhe vetë me respekt. Kurse ata që duan t'u dalë emri duke e kritikuar dhe rrëzuar famën e të parëve, fitojnë për vete një famë mjaft të keqe...

***

Njohja e vetes është zgjuarësi, kurse vështrimi i vetes, verbëri! Kush e njeh veten, bëhet i afërt edhe për Zotin, edhe për njerëzit, kurse ai që e vështron veten, duke u larguar prej gjithkujt e gjithçkaje, mbetet i afërt vetëm me egon e vet!..

***

Vlerësimi i gabimeve të së kaluarës dhe përfitimi prej tyre si dhe falja në një farë mase e njerëzve të së kaluarës duke mos u marrë me ta, është një qëndrim me mend, kurse nxirja pa vend e pa qenë nevoja e së kaluarës dhe e njerëzve të saj është mendjetrashësi!..

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.