Xhamitë dhe Funksionet e Tyre

Edhe në ditët më të këqia, xhamitë kanë qenë e do të jenë mjediset më të nurshme ku diskutohen çështjet që i përkasin Kur'anit.

***

Xhamitë janë vatra arsimi e kulture që, në çdo nivel, veprojnë si shkollë.

***

Xhamitë janë struktura qiellore ku, krahas adhurimit, zikri dhe mendimi ekzekutohen në formën më të gjallë.

***

Në një periudhë të caktuar, xhamitë kanë qenë kuvende këshillimi ku këshilloheshin burrat e shtetit.

***

Kryerja edhe e punëve të kësaj bote në vende të hapura ndaj botës hyjnore siç janë faltoret, me ato çka u përftojnë shpirtrave, qëndrojnë përtej çdo lloj shprehjeje!

***

Për nga disiplinimi i jetës së besimtarëve, xhamitë janë pothuajse si nga një vendstërvitjeje më vete.