Besimi Monoteist dhe Dashuria për Allahun

Kur dikush thotë diçka, nuk do të shihni kah ai që flet, por kah ai që e bën të flasë dhe do të thoni: "Atë Allahu e bëri të flasë!" Kjo mënyrë të menduari është edhe e pagabuar, edhe e parrezikshme.

***

Ai që e kërkon nga Allahu atë që kërkon, kurrë s'mbetet pa gjë!..

***

Ai që mbështetet te Allahu, është gjithmonë i gjallë; edhe po të vdesë, meqë është mbështetur te Ai dhe e ka përcaktuar veten të Atij, quhet se jeton...

***

Më e bukura e dashurisë për Allahun është ajo e rrethuar nga njëra anë me respektin, nga ana tjetër, me frikën ndaj Tij!

***

Ç'fitim i madh për ne që Allahu na ka dhënë mundësi ta duam!..

***

Eshtë e provuar një mijë herë se kur është thënë "qëllimi arrihet me këto e këto forca", pa kaluar shumë, ato forca janë përmbysur e shkatërruar! Ajo që na takon ne, është të shtrëngojmë dhëmbët e të punojmë duke u mbështetur te Allahu, duke e pasur si dorëzanës Atë!

***

Edhe nëse ti nuk e prek me dorë atë që me siguri ka për t'u ndëshkuar e shkatërruar, kur t'i vijë koha, Fuqia e Zotit e çon të drejtën në vend!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.