Mirë - më Mirë

Jeta është një dhunti hyjnore; dhunti më e madhe se jeta është ta jetosh atë pa borxhe!

***

Njeriu më fatlum është ai me mëkatet më jetëshkurtra. Kurse më fatlum se ai është njeriu që mundet të jetë gjithmonë i mbyllur ndaj mëkateve...

***

Ka njeri që e gdhend kohën për llogari të vet; ka njeri që sa është gjallë, koha rri e e gdhend...

***

Brenga më e madhe që e shumëfishon pleqërinë brenda pleqërisë, është shqetësimi i pleqërisë...

***

Eshtë mirë të mbash qëndrim ndaj errësirës, por më mirë është që, në vend që ta shash errësirën, të ndezësh një pishtar qoftë edhe të vogël për ta ndriçuar atë...

***

E mira e paktë por e vazhdueshme është më e begatshme se e mira e shumtë që ndërpritet herë pas here...

***

Një hap në profilaksi është më i dobishëm se njëqind hapa në mjekim...

***

Një dele e gjallë që jep qumësht është më e dobishme se një mijë dele të therura...

***

Nderi dhe respekti burojnë nga tipari muhammedian i muslimanit...

***

Trumcaku në dorë është më i mirë se pëllumbi në erë...

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.