Vetmi

Ndjenja e vetmisë është vuajtja e pashërim e njerëzve të mjerë e të paqëndrueshëm që nuk e kanë rregulluar zemrën sipas të përjetshmes, që nuk e kanë tharmuar mendimin e të përjetshmes në shpirt. Eshtë e qartë se këta, gjersa ndjenjat t'u marrin hov me besimin, gjersa shpirtrat t'u shohin fytyrën e vërtetë të qenies, as do të mund të shpëtojnë nga atmosfera e mjegullt e pesimizmit, as do të mund të bashkëjetojnë me të gjithë qenien duke u bërë shok e mik me gjithçka!..