Fundi dhe Rezultati

Nuk është e rëndësishme zhurma dhe tërheqja në fillim, por dega me fruta në fund!

***

Rezultati i punëve të nisura pa menduar fundin, shpesh finalizohet me pendim.

***

Nuk mund t'i ngarkosh dhelprat të ruajnë qymezet!

***

Mjalti dhe kajmaku i sotëm që kanë për t'u bërë shkak nesër të gëlltitësh kripë e spec, janë më të hidhura se helmi!

***

Qesh mirë kush qesh i fundit!

***

Shumë gjëra që pandehen të dëmshme, për nga rezultati, janë të dobishme, kurse ato që pandehen të dobishme, mund të dalin në fund të dëmshme!

***

Momenti më i fundit i vështirësisë është fillimi i lehtësimit!..

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.