Këshillimi

Këshillimi është një rrugë e rëndësishme për t'i përftuar pakufishmëri mendjes së kufizuar dhe mendimit të kufizuar!

***

Nuk ka shtet të pasur dhe ushtri të fortë sa këshillimi!

***

Për sahabet, shokët e Profetit, thuhet: "Punët e tyre ata i kanë kryer duke u këshilluar mes tyre!" Kështu, për lavdërim, ata përmenden jo për atribute të tjera, por për këshillim!

***

Ai që është edhe disa hapa më tej më i mençur se i mençuri, është ai që u jep vlerë edhe mendjes dhe mendimit të të tjerëve!

***

Këshillimi është pastruesi më i efektshëm për t'a kruar ndryshkun në mendim!..

***

Nëse dy mendje janë më të dobishme se një mendje, qindra mendje janë me të tepërt më të dobishme se një mendje. Ja, pra, këshillim do të thotë të bëhen bashkë shumë mendje.

***

Ata që nuk u drejtohen mendjeve të të tjerëve se u besojnë mendjeve të veta, edhe sikur gjeni të jenë, konsiderohen jo të mençur sepse kanë hequr dorë prej këshillimit që i përfton një thellësi të rëndësishme gjykimit!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.