Shpirti Ideal

Ata që vrapojnë në rrugën për t'i ndriçuar njerëzit, ata që përpiqen vazhdimisht për lumturinë e njerëzve, ata që u zgjasin dorën njerëzve të rënë në greminat e ndryshme të jetës, janë shpirtra të lartë që e kanë njohur veten, të cilët, si engjëj mbrojtës të shoqërisë mes së cilës jetojnë, përfyten me fatkeqësitë që u bien sipër shoqërisë, u venë gjoksin furtunave, hidhen në flakë dhe rrinë vazhdimisht me gishtin në shënjestër para tronditjeve të mundshme.

***

Në zgjedhjen e profesionit, pranimi si njësi mase të dorës së parë i cilësisë së atij profesioni për të qenë apo jo i përshtatshëm për shërbimin ndaj shoqërisë për orientimin e drejtë të saj është shprehje e respektit ndaj së vërtetës dhe e kërkimit të vlerës. Ata që ecin në këtë rrugë pa u lëkundur nga thirrjet e "nimfave", do të jenë arkitektët fatlumë të së ardhmes!..

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.