Vullnetet e Lartë

Vullnetet e lartë dhe karakteret e lartë, edhe sikur të shkrihen dhjetra herë nëpër kazanë e të futen dhjetra herë në kallëpe të ndryshëm, prapë s'kanë për të humbur gjë nga vetvetja dhe kanë për ta mbrojtur esencën e vet. Po ç'duhet t'u themi atyre krijesave të pavullnet që ndërrojnë disa herë në ditë rrugë dhe mendim?