Gënjeshtra në sy të Urtësisë

Gënjeshtra është një thënie heretike. Në këtë botë, pasi gënjeshtarit t'ia ketë marrë vesh gënjeshtrën ndërgjegjja e përgjithshme, ai dënohet me zhvlerësim, kurse në botën tjetër, me vuajtjen në skëterrë...

***

Gënjeshtra është dallkauke, e vërteta, serioze dhe e përplotësuar; gënjeshtra është e lëvizshme dhe e paqëndrueshme, e vërteta, hijerëndë dhe madhështore!

***

Vendet ku gënjeshtra, dredhia, mashtrimi, vjedhja dhe shpifja janë të përhapura, janë gërmadhë; populli i vendeve të tilla është i varfër, kurse ushtria, rebele...

***

Në çfarëdo rrobe të futet gënjeshtra, nuk mundet ta fshehë veten nga ndërgjegjja e përgjithshme si dhe kurrë nga shikimi i të virtytshmëve që shohin me dritën e Zotit!

***

Në kohët kur gënjeshtra merr hov dhe sheshet dridhen nën buçitjet e saj, gjuha e të vërtetës quhet e këputur...

***

Ndërgjegjja e përgjithshme i ngjet detit; edhe sikur gënjeshtrat të futen gjer në mes të tij, deti përsëri i mbledh e i hedh në breg...

***

Nëse është dikush që pështyn në fytyrë të gënjeshtrës, mohimit, keqinterpretimit dhe hipokrizisë dhe që vazhdimisht i bën me turp ato, ai dikush është ndërgjegjja!

***

Gënjeshtrat dhe veprimet për dukje janë të zhurmshme, kurse e vërteta dhe sinqeriteti, të pazë. Rrufetë e arrijnë qëllimin para bubullimës...

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.