Mrekullia dhe Parashikimi Profetik

Ai që s'beson në mrekullinë, do të thotë se nuk e vërteton Allahun dhe fuqinë e Tij. Ai që thotë se "hëna nuk ndahet në pjesë", kërkon të thotë se "Allahu nuk mund ta ndajë hënën në pjesë". Ai që thotë se "të vdekurit nuk ngjallen", pretendon se "Allahu nuk mund t'i ngjallë të vdekurit"!

***

Parashikimi profetik është një eveniment i jashtëzakonshëm që shfaqet te prijësi shpirtëror, për rrjedhojë, që mbështet mrekullitë e profetit dhe profetësinë e tij.

***

Parashikimi profetik është një dhuratë hyjnore e hedhur në shesh me dorën e miqve të së vërtetës të cilët nuk pretendojnë për profetësi dhe këtë munden ta kuptojnë vetëm ata që marrin vesh nga njeriu.

***

Prijësia shpirtërore është pozita e personit që e do Allahun dhe duhet prej Tij. Ashtu siç ndodh që Allahu t'i lartësojë këta skllevër besnikë të portës së Tij me dhunti e favore që s'të shkojnë ndërmend e t'i bëjë të njohur mes njerëzve, ashtu ndodh edhe që t'i fshehë, si margaritari i fshehur brenda midhjes, gjer në stacionin e fundit edhe nga vetja e tyre, edhe nga të tjerët...

***

Këto pozita të larta të ekspozuara ndaj dhuratave shumë mbi nivelin e ndjenjave, njohjes dhe botëkuptimit njerëzor të zakonshëm, përfaqësojnë, në një pamje, hijen e së vërtetës profetike. Distanca në mes përcaktohet nga vlera e lartësimit si më sipër.

***

Prijës shpirtëror do të thotë i zoti i urtësisë. Sa më lart të jetë urtësia prej filozofisë, edhe prijësi shpirtëror po aq më lart qëndron në krahasim me filozofin, madje aq lart sa të mos mund të bëhet krahasim...