Nderi në Gjuhë të Urtësisë

Nderi është një brumë i bekuar, i formësuar prej virtytit, besnikërisë dhe fjalës së drejtë, një brumë i tillë që nuk është parë kurrë ose tepër rrallë që ndërtesa e ngjizur me të, të tronditet e shembet...

***

Nderi është aspekti më i lartë dhe atributi më i rëndësishëm i trimit. Kurse gjendja më e ulët e më e mjerë e trimit është moskokëçarja në çështjen e nderit...

***

Aspekti më i vlerë i një femre është qenia pa njollë në nder. Eshtë krejt e qartë se njerëzit e pandjeshëm në mbrojtjen e nderit të vet e të familjes, nuk do të jenë të ndjeshëm as në mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit kombëtar!

***

Nderi është tjetër, respekti është tjetër. Pasuria mund të bëhet bazë për respekt, por jo për t'u quajtur i ndershëm ose për të fituar nderin e humbur. Kurse varfëria kurrsesi nuk ia pakëson ose zhvlerëson nderin njeriut!

***

Nderi është, për të gjithë kombet, i shenjtë në atë masë që të betohen mbi të dhe njëri prej gurëve më të çmuar mes elementëve të virtytit. Edhe nderi dhe virtyti i atij që s'e njeh nderin, janë të fallsifikuar e të rremë.

***

Nderi është një diamant i pashoq dhe duhet të ruhet në vendet më të veçuara. Kështu, vlera e tij do të rritet edhe një herë më shumë!

***

Asgjë nuk mund t'u lihet amanet personave të pandjeshëm si për mbrojtjen e nderit të vet, ashtu edhe të të tjerëve, dhe në asnjë çështje nuk mund t'u besohet!

***

Ashtu si lakuriqët e natës që nuk e duan dritën, edhe të pafetë që nuk e duan fenë, injorantët që nuk e duan diturinë, të pamoralshmit që nuk i duan parimet morale dhe ata që nuk e njohin nderin, nuk e duan atë!