Rtësia dhe Virtyti

Virtyti rri, mes njerëzve të thjeshtë, në minder ose ndenjur, kurse krenarinë nuk e nxënë as kolltukë madhështorë! Po qe se krenarinë do ta përngjasonim me një gropë me pamje kubeje të kthyer nga ana tjetër, virtytin mund ta përngjasojmë me qiellin të dukur sikur ka zbritur në horizont...

***

Injoranca çon në krenari, kurse urtësia, në virtyt. Krenaria është fëmija bastard i injorancës, kurse virtyti, fëmija fisnik i urtësisë. Krenaria është përkrahëse e despotizmit, kurse virtyti, përkrahës i lirisë dhe barazisë...

***

Krenaria vërtitet gjithë në vetmi duke kërkuar shok, kurse virtyti, mes kënaqësisë se ka gjetur shok, vazhdimisht me popullin rri...

***

Thonë se "s'bëhet bukuri me zor"! E drejtë! As i madh s'bëhesh dot me zor. Që të dyja këto, ndërgjegjja e përgjithshme i emëron!

***

Ka njerëz të tillë që, sipas tyre, njerëzit që i pëlqejnë, i quajnë mirëdashës, kurse njerëzit që s'i pëlqejnë, keqdashës. Këta i duan të parët e ua hapin prehrin, kurse të dytët i përzejnë "shtatë katunde larg". Në fakt, ata vetë janë të tillë që duhen përzënë shtatë katunde larg, domethënë, egoistë!

***

Mirëdashësi e sheh çdo gjë si të mirë, kurse keqdashësi, çdo gjë si të keqe. Që të dy këta janë të dëmshëm. E mira duhet quajtur e mirë dhe e keqja, e keqe, gjë që është "vërtetësidashje"!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.