Shtypi Nga Këndvështrimi i Urtësisë

Medja është interpreti i ndjenjave të popullit, udhërrëfyesi i shtresave të shoqërisë dhe shpërndarësi i ideve. Në qeverisjet e dhunshme e despotike, medja ka mbetur gjithmonë ose rob, ose servil!

***

Çdo autor duhet të jetë i edukuar në fjalët dhe sjelljet, i pastër në gjuhën dhe penën, ndryshe, për hiç gjë, pa diskutim, do të bëhet shkak për dëme...

***

Kombet, njerëzit e penës të të cilit nuk shkruajnë dot siç duan mbi ndjenjat dhe mendimet kombëtare, i përngjajnë më shumë "robërisë babilonase".

***

Meqë medja është një institucion i hapur për çdo lloj mendimi të qëlluar a të paqëlluar, është e domosdoshme të disiplinohet sipas kombit dhe shpirtit të tij.

***

Si gazetat, ashtu edhe televizionet duhet të ruhen jashtëzakonisht nga shërbimi kushtuar dëshirave e pasioneve të personave; ata duhet të kenë për synim vetëm e vetëm orientimin e kombit.

***

Sa e sa kafka të braktisura në kalbëzim ka në varreza që, për shkak të dhunës, despotizmit e censurës, i kanë marrë me vete duke i dënuar me asgjësim pa lindur ende librat që nuk kanë mundur të shkruajnë...