Cili është shkaku i një përparësie të tillë të ateizmit?

Ateizmi, nisur nga përfundimet, është i lidhur me mospranimin dhe kundërshtimin, më shumë është i lidhur me rrënimin shpirtëror të botës. Natyrisht mund të flitet edhe për praninë e shkaqeve të tjera.

Ateizëm do të thotë kundërshtim në mendim, mospranim i Allahut, femohim; në përfytyrim do të thotë liri pa kufi dhe, për sa të jetë e mundur, mosangazhim, kurse në punë e sjellje, situatë papërgjegjësie.

Ateizmi në mendim, i zhvilluar si rezultat i papërgjegjësisë së brezave, i shpërdorimit të dijes dhe çerdheve të dijes, duke gjetur mbështetje në një pjesë veçorish tek të cilat do të përqëndrohem më pas, është kah merr vrull dhe përhapje.

Mjedisi ku bleroi për herë të parë ateizmi brenda një shoqërie, atmosfera ku u përhap dhe u zhvillua, është atmosfera ku sundonte injoranca dhe pandjeshmëria e zemrës. Shtresat që s'u ushqehet zemra dhe shpirti, herët a vonë bien nën kthetrat e ateizmit dhe po s'qe ndihma e Krijuesit, të duket sikur shpëtimi i tyre tashmë është i pamundur…

Po s'u tregua kombi i ndjeshëm në shkallën e duhur ndaj individëve që e përbëjnë atë në ato gjëra të rëndësishme për t'u mësuar dhe besuar, në synimin drejt mësimit dhe besimit, ata individë të rënë në pasivitet bëhen gati të pranojnë çdo gjë që do t'u jepej për t'u përvetësuar dhe, për pasojë, është arritur shtytja e tyre në ateizëm…

Ateizmi fillimisht nxjerr krye me indiferentizmin ndaj bazave të besimit në formën e mosinteresimit. Ky qëndrim që ka brenda edhe embrionin e një shkujdesjeje mendimi e gjykimi, po gjeti edhe një shenjë të vogël që do t'i bëhej mbështetje kundërshtimit dhe femohimit, menjëherë fillon të rritet e të lëshojë degë. Kundërshtimi nuk ka asnjë shkak serioz, të rëndësishëm ose dituror. Disa herë atë mund ta lindë një mospërfillje, ndonjëherë pakujdesia, nganjëherë edhe ndonjë vlerësim i gabuar.

Në ditët tona ka shumë vetë që janë përlyer me të gjithë këto elementë të veçantë. Midis këtyre, në radhë të parë sipas shkallës së rëndësisë, janë ato për nga ndikimi dhe shkatërrimi dhe ne duam të qëndrojmë vetëm mbi to.

Dua të theksoj menjëherë edhe këtë që lexuesi, me që këtu nuk po flasim për zhdukjen e kundërshtimit dhe ateizmit dhe parashtrimit të argumenteve të duhura në këtë specifikë, nuk duhet të na kërkojë gjëra që do të duhej të pohoheshin me vëllime. Në të vërtetë, në rubrikat pyetje-përgjigje, një temë e tillë e konsideruar shumë e ngarkuar, vlerësohet e paanalizueshme. Mbetet të themi se kur ekzistojnë kryevepra për këtë çeshtje, ç'mund të shkruhet tjetër, shumë, shumë do të jetë përsëritje e tyre.

Të kthehemi tek thelbi i çeshtjes. Në ditët tona, secila nga llojet e materies –nga një letër hyjnore më vete- dhe secila nga ngjarjet – të dala nga pena e fuqisë hyjnore – e shprehur ndryshe, natyra dhe ligjet e saj, i tregohen ateizmit si një zabel dhe i mashtrojnë brezat. Ndërkaq, ligjet e natyrës, siç është shkruar dhe përvijuar pesëdhjetë mijë herë në Lindje e Perëndim, një mekanizëm që punon në harmoni, në se janë një fabrikë me një prodhimtari jahtëzakonisht të madhe, nga e kanë marrë këtë ritmikë dhe harmoni, këtë pajtueshmëri dhe fuqi prodhuese? A është e mundur që këtë rrjedhshmëri si poezi të natyrës, këtë përkëdhelje shpirtrash si muzikë, këtë zë dhe frymëmarrje t'ia atribuojmë vetës së saj apo rastësive?...

Po qe se natyra, ashtu siç pandehet, do të zotëronte një forcë ndërtuese, a mund ta shpjegojmë se si u krijua ajo vetë, se nga e siguroi këtë forcë? Apo do të themi e krjoi vetveten! Ç'sofizëm i frikshëm, ç'gënjeshtër e pabesueshme!

Fytyra e vërtetë e këtij evenimenti kontradiktor apo e kësaj kundërvënieje ndaj faktit(1), është kjo: druri e krijoi drurin, mali malin, qielli qiellin… Nuk pandeh se do të dilte ndonjë individ e t'i thoshte po, kësaj mungese logjike. Dhe në qoftë se kur thuhet natyrë, atakohen drejtpërdrejt ligjet në Ligjshmërinë e krijimit(2), edhe kjo është një gënjeshtër më vete. Sepse ligji  - sipas shprehjes së të parëve – është një simptomë. Simptoma ekziston pse ekziston elementi, është ekuivalenti i tij, por jo elementi ekuivalent i simptomës. Si të thuash, pa i menduar për një çast gjithë pjesët që përbëjnë formën e përgjithshme të një substance, të një organizmi, është e pamundur të përfytyrohet koncepti i ligjshmërive që lidhen me to. Sipas një shprehjeje tjetër, ligjet ekzistojnë me qeniet. Ligji i mbirjes dhe i zhvillimit ekziston me farën ose bërthamën, ligji i tërheqjes ekziston me marrëdhëniet e ndryshme midis trupave ose me vëllimet. Këtu mund të zgjerohemi. Atëherë, të mendosh ligjet pa menduar qeniet, sidomos t'i konsiderosh ato ligje si prejardhje e bazë të qenies, është krejtësisht një lojë prestigjitatori dhe dialektikë.

Edhe trajnimi i shkaqeve si parim dhe baë të qenies, nuk është më pak i çuditshëm se kjo. Ç'është e drejta, të ngrihesh e ta shpjegosh me shkaqe dhe rastësi pa asnjë lloj vlere diturore këtë gjithësi që përmban një mijë e një urtësi dhe imtësi, është mjaft qesharake dhe, sa ç'është qesharake, është një kontradiktë dhe kllapi në formën e një pretendimi shkencor.

Me provat e Mylerit që bënin të ditur pamjaftueshmërinë e shkaqeve dhe pafuqinë e rastësive, kishte thënë fjalën e vet shkenca dhe kishte qenë ajo që kishte dhënë konkluzionin e saj. Përsëri ishin shkencat dhe shkencëtarët ata që flisnin për faktin se në 22 vjet veprimtarie të Insitutit Kimik të Bashkimit Sovjetik nën drejtimin e Oparinit, eksperimentet kimike dhe konkluzionet teorike kishin mbetur shumë larg mundësisë për të hedhur dritë mbi qenien.

Sot, evolucionit dhe transformizmit të përvetësuar si një e vërtetë e pasuruar me përvojë për vite me radhë në auditoret e shkencës, përballë arritjeve të reja shkencore dhe zhvillimeve të gjenetikës, më së fundi, duke u shndërruar në pikëpamje fantaziste, nuk i ka mbetur më asnjë vlerë shkencore veçse si element historik. Sa i hidhur që këto çeshtje të kota e të përkohshme ende japin si rezultat ateizmin e brezit tonë të mjerë ende në gjendje pasigurie, pa kulturë, pa mbështetje e pa parime.

Sa mirë që në anën tjetër, paralel me këtë, po përhapen në treg një sërë veprash që do të na e kapërcenin hallakatjen e ndenjave dhe mendimeve e do të na i mjekonin plagët e zemrës e të shpirtit. E më së fundi, sot, pothuaj në çdo vend është e mundur të rastisësh në qindra vepra të shkruara në gjuhët e Lindjes e të Perëndimit, në të cilat natyra dhe shkaqet që lidhen me zhvillimin e saj janë ndriçuar me fytyrën e të vërtetave. Edhe nëse ato çka janë shkruar në botën tonë i refuzojmë për shkaqe karakteri, afro njëqind autorë perëndimorë që synojnë mendimin botëror me libra të tillë si Pse i besojmë Zotit, të paktën duhet të na bëjnë të mendojmë për këto lloj shqetësimesh...

Pasi të jetë ndriçuar gjer kaq mjedisi dhe atmosfera e diturisë, nuk e teprojmë po të themi se ateizmi është një çeshtje karakteri, një inat dhe vendim i marrë që më parë si dhe pak infantilitet. Ç'e do që rinia jonë, me që ende s'e ka njohur veten dhe s'është përfshirë në shpirtin e botës, duke i pandehur si të vërteta shkencore një pjesë pikëpamjesh muzeale dhe plotësisht fantaziste, nuk quhet se ka shpëtuar krejt nga vetmashtrimi.

Është për këtë arsye që në ditët tona, më së fundi, mobilizimi për të mësuar e për t'u mësuar të tjerëve ka fituar peshë mbi çdo lloj detyrimi dhe zotërimi tjetër. Kurse shfaqja e kësaj detyre të lartë do të sillte, madje ka sjellë, në shoqëri, polarizime të pariparueshme. Dhe, ndoshta, shkaku themelor i ankthit tonë për vite e vite ky është. Është ngjitur në bashkëshortësinë e zemrës e të mendjes, është thelluar në vetvete; djegur e tretur me ashkun për të mësuar të tjerët, ne jemi një pjesë të varfërish të pafat ndër prijësit e plagosur. Ushqejmë shpresën që mësuesit e së vërtetës ta marrin përsipër këtë detyrë me rrënjë njerëzore dhe të na shpëtojnë ne nga ankthi shekullor! E atë kohë brezat do t'ia arrijnë vendosmërisë në mendim e përfytyrim, do të shpëtojnë nga zvarritja pas mendimeve të gabuara, nga vajtje-ardhjet e lëkundjet majtas-djathtas si një lavjerës e nga të ndërruarit vend shpesh e shpesh e, sikur edhe pjesërisht, do të shpëtojnë nga ateizmi.

Si konkluzion, mund të themi se ateizmi në mendim i brezit që buron nga paaftësia për të sintetizuar, nga të paushqyerit e zemrës e të mendjes. Sepse njeriu e do atë çka di, sidomos po të ketë edhe parapëlqime, kurse përballë asaj që s'di, mban qëndrim armiqësor, më e pakta rri indiferent.

Tani të ngremë kryet e t'u hedhim sytë librave në rafte e vitrina, mendimeve që na shpalosin ato dhe autorëve që na prezantojnë. E atëherë do të na jepet mundësia për të kuptuar se pse ai fëmija vishet si apaçi(3), pse ia përngjet veten Zoros dhe si kthehet në një Don Zhuan. Çka përmenda janë nja dy shembuj që i bëjnë dritë së vërtetës. Kur ju t'u keni shtuar këtyre elementëve shkatërrues edhe ato të identitetit shoqëror-ekonomik, do të mund të përballeni edhe me një sërë dukurish të tjera që të shtien drithërimën gjer në palcë.

Njerëzit tanë, me dje e me sot, i deshën e u ranë pas atyre që ua prezantuan veten si të mirë. Dhe, ndaj atyre që s'i dinin e s'i njihnin, mbetën gjithnjë të huaj e indiferentë. Tani neve na takon që, përballë shpirtit të tyre të pashtruar, duke menduar se ç'mund t'u japim, të mos i lëmë zbrazët, por t'u tregojmë rrugën e dritës.

Faktori i dytë i zvarritjes së brezit në ateizëm dhe i përhapjes së kundërshtimit, është krijimi i të riut. Dëshirat e të rinjve për liri të pakufizuar, uritë që s'dinë të ngopur dhe zemrat si zogj të stërmëdhenj përrallorë, si shfaqje mungese drejtpeshimi, janë kah e përvetësojnë ateizmin pa pra. Këto zemra të shkujdesura, në rrugën e përgatitjes së një fundi për të ardhur keq përmes parapëlqimit të një gram kënaqësie në shkëmbim të vuajtjeve e mjerimeve të ardhshme me okë, me përfitimin nga dëfrimet dhe kënaqësitë për dukje që djalli ua shpalos përpara, si flutura që hidhen në flakë, janë kah hidhen në ateizëm fluturim.

Kur të shtohen e fitojnë përmasa veçori të tilla si të paushqyerit e zemrës e të mendjes, kur sendet t'ua vjedhin fitoren ndjenjave sublime dhe kur të ndodhë si Fausti që ia lëshoi qenien e vet Mefistofelit si pasojë e një papjekurie, të rinjtë e shkretë do të jenë kah ia lëshojnë zemrat djallit. Sigurisht, për shpirtrat e vdekur, për zemrat e varfëra, për mendjet në kllapi, ateizëm do të thotë drejtim i detyruar. Kurse besimi, ndjenja e përgjegjësisë, zemra e vendosur, shpirtrat e edukuar e të larë janë siguria më e madhe që rinia të mbetet një filiz i drejtë. Përndryshe, një shoqëri, universit ndiesor të së cilës i ka rënë në qafë djalli, do të bjerë nga kllapia në kllapi, do të ndërrojë orientim pa pra dhe çdo filozofi të shfaqur, së pari do ta duartrokasë si një shpëtimtare dhe do të jetë kah e lëshon veten në prehrin e saj si në prehrin e një dadoje. Kur të ngrihet në mëngjes, do të duartrokasë nihilizmin, drejt drekës do të përshëndesë marksizëm-leninizmin, nga mesdita do t'i bëhet pjesëtare ekzistencializmit dhe ndoshta, së bashku në errësirën e natës do t'ua thotë këngëve për Hitlerin. Por vetëm e vetëm rrënjës-shpirt të vet, drurit komb të vet, fryteve shekullore të tij-kulturës dhe qytetërimit të vet nuk do të jetë kah u hedh sytë e i sheh.

Bota e përfytyrimeve, shpëtimi i një brezi me trung të shformuar prej kotësive e përkohshmërive, ardhja në binarë e mendjes dhe e të menduarit janë mjaft të ndërlikuara, ndoshta dhe të pamundura.

Për këtë arsye, afrimi ndaj brezit tonë – mbi bazën e konsideratës se atij i jemi borxhli për ekzistencën tonë deri më sot – nëpërmjet një terminologjie të fiksuar dhe një mendimi të orientuar në botën e tij logjike, përbën kusht. E kundërta është një përpjekje majmunërie dhe:

Shoqëria jetoka me këtë pandjeshmëri? Ç'është ajo fjalë!
Tregomë një komb me shpirt të vdekur, po të mbetur gjallë!

(Mehmet Akif Ersoj)

Dhe një tjetër shkak zvarritës drejt ateizmit, është vështrimi i çdo gjëje si diçka normale, krejt e zakonshme dhe logjika e përfitimit prej çdo gjëje të mundshme. Kjo pikëpamje e mbështetur në filozofinë e të shijuarit të të gjitha të mirave të kësaj bote, veçanërisht në ditët tona, duke u sistematizuar, është sjellë në formën e në shkolle filozofike. Duke ardhur drejt nesh, ndjenja e turpit, e ndikuar dhe e tronditur me libido-n(4) me anë të J.P.Sartrit dhe A. Kamysë, është shrirë përtokë e kthyer në gërmadhë.

Kjo filozofi e varfërisë shpirtërore që e bën me turp për njeriun atë çka është njerëzore tek ai dhe e përngjason më tepër me një plehërishte, u aspirua dhe u prezantua si një sistem të menduari që brezave ua nxjerr në dritë fytyrën e vërtetë të njeriut. Fillimisht gjithë rinia europiane, kurse më vonë bota imituese, vrapoi pas kësaj rryme si e hipnotizuar. Njerëzimi pandehte tek kjo mundësinë që pema e personalitetit e katandisur në distrofe me komunizmin, do të hapte degë, do të zhvillohej dhe do të rikonstituohej në vetvete. Sa keq! Ai s'i binte dot në të se edhe një herë të fundme po mashtrohej!

Ja, pra, me që pranimin e Krijuesit besimi me ndalime(5) dhe normalitete(6) i erdhi ters filozofisë së përfitimit të shijes prej çdo gjëje të një brezi që është kah e hedh veten në prehrin e ateizmit dhe kah përpiqet të gjejë parajsat e gënjeshtërta të gjumit të mëngjesit!

Specifikat si më sipër i përshkruam me mendimin se administratorët e kuptueshëm, udhëheqësit dhe dijetarët do të formojnë konsideratën e pengimit dhe ndalimit të ateizmit. Kurse çfarë u parashtruan, s'kanë të bëjnë as me shkaqet e vagabondazhit dhe të marrëzive, as dhe u kushtohen atyre që flasin për përqëndrim forcash të nevojshme kundër tyre.

Me dëshirën që kombi ynë të gjejë vetveten e ta fitojë atë, procës që ka filluar tashmë!...


1) Në origjinal: hilaf-i vaki (osm.)
2) Në origjinal: sheriat-i fitrije (osm.)
3) Apaçi: hipi
4) Libido: psioni epshor
5) Në origjinal: haram (arab)
6) Në origjinal: mubah (arab)

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.