Në kohën e vet, fëmijët e lindur prej Hz.Ademit dhe Hz.Havasë martoheshin me njëri-tjetrin; pse është e ndaluar tani një gjë e tillë?

Me keqardhje shohim se edhe kjo pyetje, si të tjera të ngjashme, e ndarë në momente të caktuara, është kah përhapet sistematikisht mes të rinjve. Më së pari, është mjaft e vështirë t'i besohet sinqeritetit të atyre që hedhin në shesh pyetje të tilla e të ngjashme me të. Kurse ajo ç'ka kërkojnë të thonë ata pas shpinës së kësaj pyetjeje, është aq e hapur dhe e qartë, sa të kuptohet vetëm me një vëmendje të vogël. Një prej synimeve më të rëndësishme të zellit të tyre për të prodhuar pyetje të këtij lloji, ndoshta i pari synim, është që të zgjojnë tek të tjerët pandehmën se në bazat parimore të fesë ka mospërputhje e kontradikta.

Dhe pothuajse në të gjitha pyetjet e këtij tipi ekzistojnë konkluzionet negative të regjimit hipokrit: hasha, mos qoftë e thënë, nuk ka Zot, feja është opium, gjërat e shenjta janë nga një tabu më vete dhe mjete me anë të të cilave përfiton imperializmi; familja dhe konvencionet e saj janë në kontradiktë me të vërtetat universale dhe elementë të ndryshëm shfrytëzimi të një periudhe të caktuar, etj. Kurse gjërat që dalin sheshit me ngritjen e perdes, janë, ç'është e drejta, të tilla që të ngrejnë qimet përpjetë: feja e ardhur gjer në ditët tona me urdhëra kontradiktore, më në fund, përballë fitores së mendjes dhe logjikës, e ka humbur aftësinë për t'iu përgjigjur nevojave të njerëzve. Atëherë, të çliruar prej çdo konvencioni dhe çakërqejfë, ne mundemi të bëjmë çdo gjë që mund të na bjerë ndërmend, qoftë edhe të martohemi me motrat, hallat apo tezet...(1)

Ja, pra, ç' përfytyrime të shëmtuara dhe plane të ulta që të ngrejnë qimet përpjetë fshihen pas pyetjes që duket si e pafajshme!

Në se për këto lloj pikëpyetjesh që kanë për synim të shkatërrojnë parimet mbrojtëse të fesë dhe të brezit të ri, do të shihej kah mjedisi ku prodhohen, duke pasur parasysh se çka thonë ata, janë ndër idetë e tyre të mbrapshta, kurse e drejtë është e kundërta e pretendimeve të tyre, përgjigjja më e qëlluar do të ishte, pra, të thuhej se kështu duhet të jetë. Megjithatë, ne, prapë duam të qëndrojmë me nja-dy fjali mbi këtë çështje dhe të themi ca gjëra mbi të.

1. Së pari, kjo është një çështje thjesht fetare dhe një hollësi fetare. Prandaj ai që nuk i beson fesë, sidomos ai që nuk i pranon parimet themelore të fesë, në asnjë mënyrë s'ka të drejtë të merret me këto çështje.

2. Edhe në se askush nuk do të kishte dyshim se feja me urdhërat dhe ndalimet e saj e kushtëzon atë që e beson, për mohuesit, siç duket, asnjëherë s'bëhet fjalë për një gjë të tillë. Prandaj edhe ndodh që, ndërsa një pjesë njerëzish të çlirët, të tillë që nuk njohin kufizime e çakërqejfë, bëjnë si të duan, asnjë ndër ata që besojnë, nuk u përzihet atyre; me të vërtetë, ashtu edhe siç është duke ndodhur tani. Sepse devijimet dhe mbrapshtitë në sjellje e veprime lindin vetëm e vetëm prej defekteve në përfytyrimet dhe opinionet. Pasi që të mos mund t'u përftohet orientim këtyre, përpjekja për t'ua korrigjuar sjelljet është një punë krejt e kotë.

3. Kjo është një çështje që u përket hollësive fetare. Në këto lloj çështjesh gjithmonë kanë ndodhur ndryshime në kuptimin e zhvillimit, evolucionit, paralel me zhvillimin, evolucionin e njeriut e të shoqërisë njerëzore. Urdhërat dhe ndalimet - nga urtësitë përfundimisht të përsosura - që janë kah na drejtohen neve sot, nuk kanë ndryshim prej urdhërave e ndalimeve të asaj kohe. E rëndësishme në këtë specifikë është urdhri i Urdhëruesit. Dje Ai ndalon martesën e të lindurve në të njëjtën lindje, kurse sot vë ndalime të reja nga këndvështrimi i marrëdhënieve nënë-baba dhe thotë se "ky akt është i ndaluar". Kjo është njëlloj si trajtimi i ndryshëm, në përputhje me ligjet e jetës, i fëmijës gjatë gjithë kohës së zhvillimit të tij fëminor në lidhje me ushqimin, veshjen, etj., madje, zbritje në nivelin e tij duke përdorur një gjuhë sipas atij niveli. Të njëjtat gjëra janë respektuar edhe në lidhje me jetën e njeriut që ka shënuar e shënon vazhdimisht ndryshime e zhvillim, ashtu siç nuk është ulje, ashtu siç nuk konsiderohet se po e ul veten, se nuk di, në se respekton nivelin e këndvështrimit e të botëkuptimit të fëmijës. Përkundrazi, një gjë e tillë është tregues autoriteti dhe pjekurie. Edhe vënia e ligjeve sipas çdo epoke për njeriun që ka ardhur vazhdimisht duke u zhvilluar e maturuar, është e njëjta e vërtetë dhe urtësi.

4. Ecuria e kësaj çështjeje ashtu siç pohohet në pyetje, nuk ekziston në burimet që u besojmë ne. Mund të jetë me burim nga literatura hebraike. Vetëm se, me që ne, mbështetur në postulatet e Kur'anit, zinxhirin gjenealogjik e nisim me Hz. Ademin dhe bashkëshorten e tij, e quajmë veten të detyruar ta pranojmë një gjë të tillë. Në se çështjen e pranojmë ashtu siç është, pa zbritur në origjinën e saj, atëherë kuptojmë se njeriut, për t'i dhënë mësimin e respektimit të qëllimeve, nëpërmjet lejimit të përkohshëm, një herë, e, pastaj, ndalimit, i është kujtuar se këto lloj konkluzionesh juridike me kohë mund të ndryshohen.

5. Një marrëdhënie e tillë e lejuar përkohësisht, në saje të veçantisë së subjekteve që u është drejtuar, paraqet një rast unik dhe specifik. Po, një familje e ndriçuar vazhdimisht me urdhrat e ardhura prej qiellit e me ndërgjegjen gjithmonë të zgjuar si njerëz shtëpiakë e familjarë si dhe foleja e ndërtuar prej saj sigurisht që do të jenë shumë të ndryshëm prej të tjerëve.

Për njeriun të mbushur me ndjenjën delikate të të qenit njeriu i parë në faqe të dheut, për dy njerëz zemërthyer, në zemrat e të cilëve vazhdon të përjetohet tmerri i ndëshkimit të madh për fajin e vogël, për dy prindër të larguar nga xhenneti, parajsa, të ndëshkuar, edhe gjërat e zakonshme, madje, ndihen të rrezikshme e shqetësuese në një fole familjare për të cilën ata janë përgjegjës. Në një fole të tillë, njerëzit që kanë për të bashkëjetuar si burrë e grua, edhe sikur të rrinë pranë e pranë, gjer në çastin kur të dilte ferman për ta, sikur të ishin të agjëruar, edhe me bisht të syrit nuk do ta shihnin njëri-tjetrin! Hepimi i zemrave në një fole të tillë rregullohet e drejtohet me anë të ajeteve, sentencave që godasin si rrufe të revelacionit, zbulesës hyjnore. Dhe në një fole të tillë, edhe sikur të gjithë kufijtë të fshihen, njerëzit e saj nuk munden t'i kapërcejnë muret penguese të ndërgjegjes dhe nuk i kapërcejnë.

Kurse në shtëpitë e ditëve të sotme, për shkak se nuk ekzistojnë asnjëra prej kuptimeve dhe specifikave kushtëzuese për të cilat po bëhet fjalë, kufinjtë nuk do të mund të respektoheshin. Ndoshta në moshat shumë të hershme, sjelljet e papërshtatshme do të merrnin trajtën e turpit e ashtu do të vazhdonin gjatë gjithë jetës. Ato do ta çrregullonin, sidomos, qetësinë dhe sigurinë për të cilat ka shumë nevojë foleja familjare, e cila, më në fund, do të shndërrohej në një fole njëqindkëmbëshish.

Pa mendoni një herë! A do të ishte e mundur të përfytyrohej qetësia dhe kënaqësia në një shtëpi ku bashkëjeton një grup njerëzish të hutuar e të çorientuar, të mundur nga ndjenja kafshërore ndaj motrës, hallës, mbesës? Në një shtëpi të tillë, secili, për të shtënë në dorë atë që i ka vënë syrin, do të mendojë gjëra të këqia, madje do të rivalizojë me vëllanë! Ndoshta do t'u referohet krimeve të ndodhura prej të njëjtave mendime mes bijve të Hz. Ademit (a.s.) dhe, kështu, grindja e kapërthimi s'do të kenë fund.

Domethënë se, për sa kohë që do të ekzistojnë masa parandaluese e faktorë që i mbajnë ndërgjegjet zgjuar, edhe në se konteksti në fjalë nuk keqpërdoret, me asgjësimin e faktorëve paralajmërues dhe fshirjen e atmosferës konvencionalizuese mund t'i hapet porta çdo lloj keqpërdorimi.

Nuk dëshiroj të bëj kritikën e gjërave që kam parë e dëgjuar vetëm e vetëm për t'iu shmangur përshkrimit të së keqes e të së shëmtuarës. Përndryshe, në familje, si rezultat i nënvleftësimeve të vogla, ngjarje të tilla janë duke ndodhur, që është e pamundur të mos rrëqethesh kur i dëgjon.

Duke i vënë pikën edhe kësaj specifike, mund të themi se, ashtu siç një shoqëri, në muret strehuese të së cilës ndihen dridhjet rezonuese të fjalëve "Zbrisni, jeni armiq të njëri-tjetrit..." (Kur'ani, Bakara: 36), nuk u përngjet shtëpive të ditëve tona plot frikë, respekt dhe dyshime tronditëse, ashtu edhe ligjshmëria rregulluese kalimtare e marrëdhënieve të asaj shtëpie të parë nuk do t'i përngjajë ligjshmërisë që vepron sot në shtëpitë tona.

Mbetet të themi edhe se është mjaft e vështirë të përcaktohet se sa herë ka ndodhur dukuria për të cilën pyetet, domethënë marrëdhëniet mes bijve të Hz. Ademit. Ndoshta vetëm një herë ka ndodhur, ndoshta dy herë!

Dhe një tjetër prej urtësive që përfaqëson martesa, është sigurimi i ndarjes së pasurisë dhe parandalimi i grumbullimit në duar të caktuara si dhe i shpërndarjes së saj andej-këtej. Mirëpo, me që të gjithë njerëzit e asaj periudhe patën qenë nga të bijtë e Hz. Ademit dhe e gjithë sipërfaqja e tokës, nga kreu në fund, qe dhënë në përfitim të tyre, kurrë s'qe bërë fjalë as për përqëndrim pasurie, as për grumbullim e as për shpërndarje. Kurse në ditët tona, ndërtimi i shoqërisë, me karakterin që ka fituar, paraqet një tabllo shumë të larmishme diferencimesh e ndryshimesh.

Le të themi menjëherë edhe këtë që, edhe në se ndarja e pasurisë do të bëhej me rrugë të tjera, në asnjë mënyrë nuk do të bëhej fjalë për shfaqjen e një ligjshmërie tjetër (në marrëdhëniet mes gjakut - përkth.). Ç'është thënë e ç'mund të thuhet në lidhje me këtë, s'është gjë tjetër veç shprehjes së urtë të të zot të urtësisë absolute. Mos ndoshta Providenca Hyjnore nuk mund të gjente një rrugë tjetër nga krijimi i Ademit dhe Havasë dhe martesës, më pas, mes bijve të tyre?

Një pyetje e tillë ndaj Individualitetit të Lartë është edhe mungesë njohurie, edhe edukate.

Allahu (Xh.Xh.) mund të krijonte një çift të dytë të Ademit dhe Havasë ashtu siç i krijoi edhe ata. Dhe kjo s'do të ishte aspak e rëndë për Të që ka krijuar në të kaluarën dhe sot me mijra dhe qindra mijra botë! Ashtu ia ka kërkuar urtësia e Tij dhe ashtu ka vepruar!

Dhe sigurisht që nuk do të krijonte sipas kritereve tona estetike të kufizuara e të prishura, sipas urtësisë dhe gjeometrisë sonë! Ne kemi mundur të realizojmë vetëdijën e së bukurës e të së shëmtuarës duke i kaluar bukuritë dhe shëmtitë në gjiithësi nëpër prizmin e Tij të urdhërave e ndalimeve. Ne u vumë t'i interpretojmë sendet dhe dukuritë duke bërë për metodë çdo urdhër të Tij. Ne u treguam të saktë e rezultativë në parimet që vumë në shesh, në raport me sa arritëm të konceptojmë se çdo urdhër i Tij është një ligj permanent më vete.

Në se Ai e lidhi tërë njerëzimin me rrënjën e Ademit (a.s.) dhe Havasë, këtë ne e pranuam si më të bukurën. Mbetet të themi se edhe lidhja e marrëdhënieve mes njerëzve me një rrënjë të tillë është mjaft e fuqishme.

Ky unitet material bart farën e unitetit ndër shpirtra. Krejt ashtu siç del në pah uniteti sa më poshtë që të zbritet drejt rrënjës dhe farës së pemës. Duke shkuar edhe më tej, do të duket se çdo gjë është e fshehur brenda unitetit "Adem". Në këtë etapë, pema është kah e përfaqëson njëkohësisht edhe mashkullin, edhe femrën. Edhe fekonduesi (pjalmuesi), edhe i fekonduari (i pjalmuari) ai vetë është. Ndërsa ecja në kahun tjetër nxjerr në pah diferencimet dhe dallimet mashkull - femër, gjë që do të ndryshojë edhe situatën fekondues - i fekonduar.

Si njerëz që jemi, interesimin njerëzor që ndiejmë për çdo njeri, e shohim në njerëzoren tek vetja jonë si dhe në dashurinë që na e shtroi ndër zemra Krijuesi me anë të unitetit Adem- Hava. Kurse ndryshimin mes ligjshmërisë së djeshme me të sotmen ia atribuojmë urtësisë së Individualitetit, para urdhrave të të Cilit përkulemi më dysh, ia lemë largimit, brenda urtësisë së Tij, nga rrënja, dhe rregullimeve brenda zinxhirit gjenealogjik njerëzor, ia lemë bartjes së kuptimeve përkatëse që kanë lidhje me krijesën njerëzore me mashkullin dhe femrën brenda saj dhe themi: "Në çdo punë është urtësia e Zotit; Ai nuk bën punë të kota!"


[1] Autori e ka fjalën për anarkizmin me të cilin e prezantoi veten komunizmi në Turqi ashtu siç pati ndodhur edhe në Shqipëri në vitet 30-40. Siç do të mund ta dallojë, në vijim, lexuesi, pyetja kërkon psenë e ndalimit të marrëdhënieve martesore brenda gjakut a brenda familjes, kurse autori përpiqet ta shpjegojë këtë pse.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.