Edhe jeta e Hz. Muhammedit pas shpalljes se profetesise eshte nje deshmitar tjeter i profetesise dhe drejtesise ne çeshtjen e tij

1. Nuk mund të mendohet që një njeri, zemra e të cilit vlon vazhdimisht me ideale dhe mendime të larta, të mos i shfaqë mendimet e tij, të rrijë pa mbledhur përkrahës për mendimet dhe kauzën e tij.

Edhe një mendim ose ide të thjeshtë ne nuk e mbajmë dot brenda por kërkojmë dhe përpiqemi t’ua përcjellim të tjerëve. Mendimet, idetë dhe kauzën e tij njeriu përpiqet t’i përhapë në vitet më të gjalla dhe entuziaste, ato të rinisë. Historia botërore është dëshmitare se si mijëra e dhjetra mijëra të rinj 15-20-vjeçarë, për të përhapur ide të rreme e bestyte kanë luftuar e luftojnë me parrulla e pankarta në duar duke marrë pjesë edhe në ngjarje dhe përleshje të përgjakshme. Kurse Kryeprofeti e pati nisur kumtimin e kauzës së tij në moshën 40-vjeçare! Kjo do të thotë se ai vepronte jo nga vetja dhe për vete, por nën një urdhër, dhe bënte atë që e urdhëronin!

2. Fakti që një njeri nuk bën apo pëson asnjë ndryshim moralo-etik dhe të karakterit edhe pasi ka arritur suksese të ndryshme e të mëdha, fitore, mundësi materiale, poste e pozita, tregon moralin e tij të lartë, nivelin e tij të drejtësisë dhe ndershmërisë. Ja, pra, jeta e tij krejt e hapur (pa anë të fshehta) dhe e shkëlqyer si dielli e periudhës para profetësisë dhe e periudhës së profetësisë! Me të vërtetë, atij nuk i qe turbulluar shikimi edhe pas fitoreve të mëdha, nuk i qenë marrë mendtë dhe e pati përfunduar funksionin dhe detyrën siç e pati nisur dhe, nëse të gjitha këto s’janë argument të profetësisë së tij, ç’janë?

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.