Edukimi fetar i fëmijës

Ashtu siç e parashtruam edhe më parë, në islam, mar­tesa është një çështje shumë serioze dhe duhet trajtuar po me të një­jtin seriozitet. Në themel, ngaqë nëna dhe babai ja­në, në të një­jtën kohë, edhe mësuese dhe mësues, martesa duhet men­duar kur kandidatët për bashkëshortë të vijnë në moshën që të mund ta kryejnë edhe këtë mision.

Imam Xhaferi pati kërkuar një herë nga nxënësit e vet që ta shtynin martesën për më vonë. Edhe Ebu Hanifeja e pati pe­nguar për një kohë të caktuar nxënësin e vet, imam Ebu Jusu­fin, nga martesa, duke i thënë: "Para së gjithash duhet ta plo­tësosh periudhën e mësimit dhe edukimit dhe, gjersa të të vijë koha e martesës, duhet t'i kesh marrë patjetër dijet që duhen marrë. Në të kundërt, jeta shkollore të mbetet për gjysëm. Ve­çanërisht, duhet të kesh një punë për t'ia siguru­ar me hallall jetën familjes. Kur t'i kesh plotësuar të gjitha këto, vija e jetës do të të bëhet më e qartë!" Ja, kështu e këshillonte Ebu Hanife nxënësin e tij të vetëm, atë që në periudhën e kalifatit të aba­sitëve qe ngjitur gjer në pozitën e shehulislamit!

Nga këta dy persona, njëri është koka e madhe, ati i të drej­tës juridike teorike, Ebu Hanife, imami i shkollës sonë jurudike-fetare. Kurse tjetri, një imam i veçantë, i ardhur nga familja e Profetit (s.a.s.). Ajo çka duhet të kuptojmë ne nga këto dy raste, është se institucioni i martesës është një institucion mjaft serioz. Nisur nga kjo, duhet parë nëse ata që kanë për t'u martuar, kanë ardhur apo jo në nivelin e një mësuesi, e një edukuesi për të rritur fëmijë? Ose, a duket ta kenë moshën dhe mendjen për ta ndarë jetën me një ba­shkëshort apo bashkëshorte? A i kanë pajisjet e duhura për t'i përgatitur fëmijët sipas botëkuptimit to­në?

Po qe se kandidatët mund t'u përgjigjen pozitivisht këty­re pyetjeve tona dhe po të kenë edhe besim në vetvete, mund t'ia hyjnë kësaj pune të qetë. Por po qe se kandidatët, të paaftë për ta drejtuar veten e vet, nuk munden të gjejnë katër-pesë pika të përbashkëta për t'u marrë vesh dhe bash­këjetuar me të tjerët dhe nxjerrin çdo ditë ngatërresa të reja, nuk mund të thuhet se janë pjekur sa për t'u martuar dhe për të rritur fëmijë!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.