Ç’familje?

Në pjesën e kaluar qëndruam mbi lidhjen e familjes ose fole­së familjare, si njëra prej shtyllave më të rëndësishme të shoqë­risë, ndaj parimeve fetare dhe, duke e kushtëzuar rea­lizimin e çdo gjëje në mënyrën më të përsosur me një plan të përsosur, kujtuam se kjo punë jashtëzakonisht e rëndë­sishme duhet traj­tuar me seriozitet qysh në etapën e saj ide­ore. Sigurisht, po qe se një punë çfarëdo nuk merret serio­zisht qysh në plan dhe nuk lidhet pas një logjike të shëndo­shë, mund t'u japë shkak pro­blemeve të papërballueshme. Po qe se duke bërë një ndërtesë, nevojat dhe estetika e saj nuk paraqiten në një plan, më pas nuk e ngremë dot kokën prej bërje-prishjeve.

Familja është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë. For­tësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe fortësia dhe që­ndrue­sh­mëria e kombit dhe e shtetit. Atëherë, kjo shtyllë themelore e kombit dhe e shtetit nuk duhet lënë kurrsesi pa plan dhe pa projekt. Sepse një nënvleftësim në këtë çështje konsiderohet nën­vleftësim në emër të të gjithë një kombi. Prandaj ne besoj­më se duhet qëndruar me seriozitet mbi çë­shtjen e familjes du­ke e parë këtë si shumë të rëndësishme dhe dëshirojmë ta the­ksojmë edhe një herë besimin tonë se shoqëria merr plagë nga bashkimet jo të ligjshme.

Sigurisht, një fole familjare pa synim, e ngritur mbi dë­shira, pasione, qejfe, zili apo smira, jo vetëm që nuk do të premtojë të ardhme, por do të mbetet në trup të popullit si një element po­tencial negativ. Sipas të gjitha gjasave, një fa­milje e tillë do të përgatisë vazhdimisht endacakë rrugësh, rrugaçë. Sepse duke u ngritur, ajo nuk është ngritur me llogari dhe plan që t'i sjellin begati. Këtij plani ne i themi "kurorë" dhe mendojmë se në rru­gën që shkon drejt kuro­rës, duhet të lihen mënjanë egoizmi dhe dëshirat për të sun­duar mendimi, logjika dhe zemra dhe besoj­më se në një martesë të tillë do të jetë shumë e dobishme që të merren për bazë mendimi dhe ndjenja fetare. Po qe se femra dhe mashkulli nuk kanë lidhje me Allahun, nuk ka mundësi që fëmijët që do të vijnë prej tyre të jenë të vetëdijshëm, të ndje­shëm, të ekuilibruar e të bartin ndjenjën e përgjegjësisë. Po qe se, pavarësisht nga çdo gjë, arrihen rezultate të mira, gjë që ësh­të tejet e vështirë, ne e konsiderojmë këtë një bujari të jash­tëzakonshme të Zotit dhe përkulemi para Tij me ndjenjën e një mirënjohjeje të thellë!

Në fakt, çdo gjë e kësaj bote bërje-zhbërjeje brenda së ci­lës jetojmë, varet nga një shkak. Në të shumtën e rasteve, çështjet që ndjekim duke mbajtur parasysh shkaqet përkatëse me të cilat ato kushtëzohen, mund t'i realizojmë, me ndih­mën dhe për­puthshmërinë e dhënë gjërave nga Zoti, në atë formë që i men­dojmë. Nëse iniciativat dhe "medikamentet" e ndryshme i traj­tojmë duke bërë sikur s'i shohim shkaqet, re­zultati mund të jetë aspak i dëshiruar. Nisur nga kjo, nëse s'duam të biem në zhgë­njim dhe disfatë, në çdo çështje, shkaqet dhe premisat do t'i trajtojmë me vëmendje të plotë dhe pastaj, duke i besuar favorit dhe bujarisë së Zotit, do të presim vetëm e vetëm prej Tij që re­zultatet t'i kemi të shë­ndosha. Sigurisht, duke marrë vendim, bi­ndja te Allahu du­het të jetë e plotë, por edhe veprimet e kara­kterit të lutjes pra­ktike si dhe vlerësimi i shkaqeve duhet të bë­hen pa të metë. Këtë e tregon shprehja "vlerësimi i shkaqeve nuk është pen­gesë për nënshtrimin dhe dorëzimin te Zoti", e ci­la­ është, në të njëjtën kohë, një rregull islamik. Ne besojmë se këto pa­rime duhen respektuar edhe në ngritjen e një institucioni seri­oz siç është familja.

Pasi të pranohet dhe përvetësohet se kështu duhet ngri­tur fa­milja, edhe parimet për të përftuar breza të përsosur do të shprehin diçka. Por nëse në themel të çështjes ka ndo­një dë­mtim, edhe ndikueshmëria e "mjekimeve" të mëpas­me do të pakësohet në përpjesëtim të drejtë me atë dëmtim. Në një fa­milje në themel të së cilës ka mbarëvajtje e begati, domethënë në folenë familjare ku janë bashkuar femra e mbledhur me ma­shkullin e mbledhur, femra muslimane me mashkullin musli­man, femra besimtare me mashkullin besi­mtar, femra dhe ma­shkulli që i çojnë në vend përgjegjësitë e tyre, çdo gjë është në vendin e vet dhe kjo fole familjare është si një kënd xhenneti, parajse. Më duket edhe bërtitjet e atyre të vegjëlve të ardhur në këtë botë nën një çati të tillë, janë, te Allahu, të shenjta si dhe tesbihet e engjëjve si dhe të nivelit të lutjes.

Duke e trajtuar shoqërinë e lumtur me gratë e me burrat e saj, Kur'ani, nja dy fjalë të bekuara të të cilit i prekëm më lart, e përvijon kështu çështjen:

"Për burrat muslimanë e për gratë muslimane, për burrat be­simtarë e për gratë besimtare, për burrat që falen e për gratë që falen, për burrat fjalëdrejtë e për gratë fjalëdrejta, për burrat që bëjnë durim e për gratë që bëjnë durim, për burrat e thjeshtë e për gratë e thjeshta, për burrat që japin sadaka e për gratë që japin sadaka, për burrat që agjërojnë e për gratë që agjërojnë, për burrat që e mbrojnë nderin e për gratë që e mbrojnë nde­rin, për burrat që e përmendin shumë Allahun e për gratë që e përmendin shumë Allahun, Allahu ka përgatitur një falje të ma­dhe dhe një shpërblim të madh!" (Kur'ani, Ahzab, 33/35)

Këta burra e gra janë bashkuar me njëri-tjetrin në fami­ljen e cila është qeliza më e vogël e kombit, i kanë besuar Allahut, ja­në orientuar kah Ai me zemër, janë bashkë me Të dhe e ka­loj­në jetën me bindje e adhurim.

Po, tek këta burra besnikë e gra besnike, as fjalët që tho­në ua përgënjeshtrojnë sjelljet e veprimet, as sjelljet e ve­p­rimet që bëjnë bien në kundërshtim me fjalët që thonë. Bre­nda folesë familjare të përbërë prej tyre nuk rastiset asgjë kontradiktore. Në atë shtëpi, çdo gjë shkon drejt dhe është ashtu siç duket. Për rrjedhojë, ashtu si njeriu që i jep një rregullim të përgjithshëm vetes para pasqyrës në këmbë, edhe fëmija i kësaj shtëpie, para tabllove të drejtësisë, të fjalëve, sjelljeve e veprimeve të drejta e në përputhje me njëra-tjetrën, vazhdimisht ka për ta korrigjuar e rregulluar veten. Ai as ka për t'u bërë dëshmitar i ndonjë shpre­h­jeje apo pohimi kontradiktor, i ndonjë sjelljeje apo veprimi në kundërshtim me fjalët, as vetë nuk do të bjerë në pozita të tilla. Çdo gjë që ndodh në atë shtëpi, është e drejtë, sepse në atë shtëpi ka një burrë besnik e një grua besnike, një burrë të drejtë e një grua të drejtë!

Gratë që bëjnë durim, burrat që bëjnë durim, ata që shtrë­ngojnë dhëmbët e qëndrojnë para rëndesës dhe vësh­tirësisë së adhurimit e bindjes, para pamëshirshmërisë së fatkeqësive që u bien mbi kokë, ata që tregohen të vendosur para mëkateve dhe e mbrojnë nderin e tyre, ata që e quajnë rënien në mëkat të barasvlershme me rënien në xhehennem, ushtrojnë me gjuhën e qëndrimit të tyre një ndikim aq të madh mbi mjedisin e, po aq të madh edhe mbi fëmijët e tyre, sa pandeh që çdo gjë që mund të thonë me fjalë, do të mbetej krejt e zbehtë!

Çdo gjë që ka për të parë fëmija në këtë shtëpi të mbushur plot respekt për Allahun, ku burri e gruaja dri­dhen gjithmonë me frikën ndaj Tij, përpiqen t'i përjetojnë në mënyrën më të mi­rë përgjegjësitë e veta me mendimin se i pret një jetë serioze dhe një fund i tmerrshëm dhe në çdo çast të jetës arrijnë në fund të rrugës e presin ftesën për në jetën tjetër, çdo gjë që ka për të parë fëmija, pra, do të jetë gjithmonë seriozitet, rëndësi, ndjeshmëri dhe kujdesi. Në një familje të tillë fëmijët do të sho­hin të ndër­thuren në fytyra një frikë e butë dhe një ëmbëlsi që e ndjek atë, gëzimin që prodhon nëpër fytyra drojtja ndaj ma­dhështisë së Allahut dhe shpresa e xhennetit, ata do të shfaqen si njerëz të qetë por të kujdesshëm, të lumtur por largpamës, të kënaqësisë dhe dëfrimit, por edhe të së ar­dhmes.

Në një shtëpi duhet të ndodhen një burrë që jep sadaka dhe një grua që, gjithashtu, jep sadaka në mënyrë që te fë­mijët e tyre të zhvillohet shpirti i bujarisë. Sigurisht, në fillim ne duhet të jemi bujarë që të bëhen edhe ata pastaj. I var­fëri unë, kam qe­në bërë dëshmitar i një ndodhie të tillë. Gruaja jepte vazhdi­misht sadaka fshehur pa e ditur burri. Edhe burri, po kështu, jepte sadaka fshehur pa e ditur gru­aja. Dhe nuk e di se ç'bënin kur viheshin ballëpërballë, kur "kapnin në flagrancë" njëri-tjetrin duke dhënë sadaka fshe­hurazi! Vetëm një gjë është e sigurtë: gruaja ishte një grua e drejtë e besnike dhe burri ishte një burrë i drejtë e besnik. Po kështu edhe fëmijët që do të dil­nin në një shtëpi të tillë, ishin kandidatë për t'u bërë njerëz të drejtë, të ndershëm e besnikë!

Familja e krijuar prej gruas dhe burrit që zbatojnë disi­plinën e agjërimit të urdhëruar nga Allahu si dhe shoqëria dhe kombi të formuar prej një familjeje të tillë janë kandi­datë për një di­me­nsion tjetër të qetësisë dhe sigurisë.

Krahas këtyre cilësive, këta njerëz janë jashtëzakonisht të ndjeshëm edhe për ruajtjen dhe mbrojtjen me fanatizëm të nde­rit dhe dinjitetit të tyre. Nëse jetojnë, jetojnë për besimin, fenë, nderin dhe dinjitetin e tyre. Ja, këta janë të lu­mturit në këtë bo­të e në jetën e pasme, ahiret! Po qe se struktura e organizuar nga Kur'ani duke i trajtuar gruan dhe burrin bashkërisht, gjen mishërimin e vet, është më e she­njta e strukturave. Po qe se në familjen e formuar nga këto dy shtylla fryjnë flladet e shpirtit kombëtar, edhe te bijtë, ni­përit dhe mbesat e tyre të njëjtat frymëra do të ndjehen. Përmirësimi social është në raport të drejtë me vazhdi­mësinë e kësaj atmosfere te të gjithë individët e familjes, pra, te qelizat e shoqërisë. Në të kundërt, të gjitha ato që priten bëhen fantazi.

Dhe tani të përpiqemi që të bëjmë një përmbledhje të çësh­tjeve shoqëri, familje, fole e lumtur duke i parë nga një kënd tjetër.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.