Marrëdhëniet fe-shtet në islam

Në botën islame, asnjë shkencëtar nuk është përbuzur. Në islam kurrë nuk është bërë fjalë mbi shtypjen e fesë mbi shtetin apo popullin. Në çdo kohë, forca ka qenë nën urdhrin e të drej­tës, kurse drejtuesit, në shërbim të popu­llit. Para një fjale të thënë në emër të së drejtës, edhe sun­dimtarët, madje, mund të përgjunjeshin dhe tregonin se ishin të dëshiruar për ta pranuar të drejtën.

Kalifë rashidinë si Hz. Omeri dhe Hz. Aliu (r.a.) mund të dil­nin para gjykatësit si palë e akuzuar nga një çifut! Në saje të fa­ktit që forca shfaqej në anë të së drejtës, kurrë nuk pati ndodhur ndonjë përdhunim i të drejtës në atë masë që pati ndodhur në perëndim. Për rrjedhojë, askush nuk kishte ndonjë pakënaqësi apo zemërim ndaj fesë. Jeta e kërkuar nga të tjerët nëpër utopi, ekzistonte në këtë botë si një realitet.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2021 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.