Moral i lartë

Profeti (s.a.s.) thotë kështu: "Unë jam dërguar vetëm për të plotësuar moralin e lartë!"[1] Dhuntitë e jashtë­za­konshme të Zotit për ne dhe mundësitë tona që mund t'i zhvillojmë. Po, ne jemi të pajisur me mundësi në atë më­nyrë që të mund të zëmë ve­n­din tonë mes banorëve të botës së lartë. Njohja e Tij është do­mosdoshmëri e respektit tonë ndaj vetes tonë të pajisur prej Tij me shumë e shumë favore potenciale. Librat hyjnorë janë zëri dhe frymëmarrja e këtij mesazhi, profetët, përfaqësuesit më të drejtë të kësaj të vërtete, kurse hallka e fundit e vargut të artë të profetëve, Hz. Muhammedi (s.a.s.), prova më e shkëlqyer e kësaj të vërtete dhe sovrani më i shquar i mo­ralit të lartë.

Mbi këtë gjerësi dhe thellësi të personalitetit të tij, Kur'ani shpre­het kështu:

"Pa dyshim, ti qëndron mbi një moral të lartë!" (Kur'a­ni, Ka­lem, 68/4) dhe "Ky është morali i të dërguarve të ardhur para teje!" (Kur'ani, Shuara, 26/137).



[1] Muvatta, Husnu'l-huluk, 1.
Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.