Qenie e respektuar

Çdo gjë duhet t'i kushtohet lumturisë së njerëzimit. Njeriu ësh­të zëvendësi i Zotit mbi tokë dhe qendra e vë­mendjes e Tij. Allahu e ka rregulluar gjithësinë për njeriun dhe sipas tij. Nisur nga kjo, edhe qytetërimet duhet të jenë për njeriun dhe në çdo qytetërim, synimi i tij duhet të jetë njeriu. Së pari, njeriu është qenia më e respektuar. Kur'ani thotë:

"Pa dyshim, ne e bëmë njeriun të nderuar e të respe­ktuar. I bartëm ata (me anë të mjeteve të ndryshme) në to­kë e në det, i furnizuam ata me gjëra nga më të mirat dhe, ndërkaq, disa prej tyre i lartësuam ndaj shumicës." (Kur'a­ni, Isra, 17/70)

Këtë të vërtetë të Kur'anit, sheh Galibi e thekson kështu në një vargëzim të tij:

Shihe mirë veten tënde që je i zgjedhuri i gjithësisë ti,
O njeri, bebeja e syrit e gjithësisë je ti.

Po, në vështrimin e Allahut, njeriu është një qenie e re­spe­k­tuar. Të gjitha qytetërimet, të gjitha sistemet politike, ekono­mi­ke e kulturore s'janë gjë tjetër veçse një akt më vete i pranimit të vlerës së tij. Nga ky këndvështrim, pa u vënë si synim lum­turia e njeriut, sistemet e ngritura nuk kanë asnjë vlerë dhe nuk kanë për të premtuar asgjë për njerëzimin!

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.