Synimi përfundimtar i martesës

Familja nuk është, ashtu siç e mendojnë disa autorë, fabrikë për prodhimin e fëmijëve. Familja është pjesa më jetësore e sho­qërisë dhe embrioni i parë i kombit. Për rrjedhojë, ajo s'ë­shtë as inkubator, as mjet për këna­qjen e dëshirave trupore. Fa­milja është një institucion i shenjtë. Kurse vija më e shquar e shenjtërisë së saj është kurora martesore. Kurorë martesore qu­het bashkimi i çi­ftit me anë të një akti kontraktual në kuadër të parimeve të caktuara, gjë që është një marrëveshje me qëllim dhe synim të qartë. Bashkimet që s'kanë për qëllim parimet e kurorës martesore, Allahu i sheh si adulter.

Bashkimin legal nën emërtimin "kurorë", feja e pranon si themelin, shtyllën, fundamentin e një kombi të mirë. Ndër­kaq, edhe bashkimet legale e kanë një synim përfundimtar, janë të kushtëzuara me një synim përfundimtar. Meqë mar­tesat spon­tane, pa qëllim e pa synim i cënojnë kufijtë e le­gjitimitetit, mus­limani është, në këtë çështje, mjaft i ndje­shëm. Sigurisht, synimi i martesës duhet të jetë rritja dhe për­gatitja e një brezi që do të fitonte pëlqimin e Allahut dhe kënaqësinë e Profetit.

Martesat pa qëllim dhe synim janë të pabegata ashtu si edhe adhurimet pa qëllim. Kur mungon synimi, bashkimet që i për­ngjajnë një martese të bërë me një person të panjo­hur duke pa­rë vetëm pamjen e jashtme pa u interesuar për fenë, besimin, etj., krahas mungesës së thellësisë sublime, shpesh herë përfu­ndojnë me mospuqje dhe pashkueshmëri. Sidomos po të jenë bashkuar dy njerëz, nga të cilët njëri i beson Kur'anit, kurse tje­tri, jo, njëri e njeh Profetin (s.a.s.), e tjetri, jo! Po qe se bëhet fja­lë për mendime të kundërta mes familjeve lidhur me besimin, fër­kimet besimore e ideore bë­hen të pashmangshme dhe nxje­rrin krye mospuqje të pa­mundura për t'u rikuperuar.

Po të mendohet gjerë e gjatë, "martesa me synim" është, kra­has ndiesore, edhe racionale-logjike. Dhe në familje ka qetë­si e kënaqësi kur në martesë veprohet duke u menduar synimi për të cilin po veprohet. Kurse në përfundim të mar­tesave të bëra pa pasur një synim të qartë dhe pa u men­duar përfundimi, shfaqen shqetësime të ndryshme. Në një fole të tillë, pjesëtarët e familjes jetojnë vazhdimisht të paqe­të e të pakënaqur.

Feja, duke e konsideruar, nga njëra anë, martesën legale e duke e nxitur atë, nga ana tjetër, e kufizon çështjen me anë të synimit. Fundja, në çdo punë dhe sjellje të njeriut duhet të ketë një synim në mënyrë që njeriu të jetë i ven­dosur në iniciativat që do të marrë dhe hapat që do të he­dhë dhe të përpiqet për të arritur në atë synim. Po qe se njeriu nuk ndjek një synim të ca­ktuar, as veprimtarinë e tij nuk e rregullon dot dhe kurrë nuk arrin në ndonjë finalizim. Eshtë e vërtetë se, po qe se në vep­ri­met dhe sjelljet tona nuk ndjekim ndonjë synim, mendohet se edhe shansin për sukses e kemi humbur në një masë të madhe!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.