Detyra e gruas

Profeti (s.a.s.) porosit: "Allahu (xh.xh.) për asnjë gjë nuk ka ndëshkuar aq rëndë sa ç'ka ndëshkuar për nënvleftë­si­min dhe shkeljen e të drejtave të grave dhe fëmijëve, pra, ajo çka e prek më shumë durimin hyjnor është gjendja e grave dhe fëmijëve!" Kur gruaja nuk e kryen detyrën e saj, kur ajo jepet pas fantazive të ndryshme jashtë detyrës së saj, kur fëmijët braktisen, kurse të rinjtë turbullohen nga mend­të, kur epshi kthehet në fitim, duhet të kemi frikë nga hu­mbja e durimit hyjnor.

Po, një brez që e ka lëshuar veten në mëkate me vullne­tin e vet, një brez i shkatërruar, i shtënë pas ndjenjave të ulta, është i paracaktuar për të rënë nën ndëshkimin hyjnor. Atëherë, detyra e parë që i bie çdo kryetari të ardhshëm fa­miljeje është që të zgjedhë për shok të jetës një femër musli­mane, besimtare, të përkorët, besnike, durimtare, të sinqertë e të mirë. Ja, një më­suese dhe edukatore e tillë, një bash­kë­shorte me të cilën mund të diskutosh e të ndash çdo gjë në jetë, është baza më e rën­dësishme e lumturisë së të dy bo­tëve. Sigurisht, kur njeriut do t'i duhet t'i parashtrojë ndje­njat materiale e shpirtërore, do t'i du­het edhe një bashkë­shorte me kokë e zemër që të mund t'i ku­ptojnë dhe ndjejnë ato, gjë që është tejet e rëndësishme, sepse fëmijët që do të dalin në atë shtëpi, do të rriten nën vëzhgimin e një mësue­seje dhe edukatoreje të tillë.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.