Përfitimi në edukimin fetar nga shkencat e natyrës

Ndërsa fëmijët marrin mësime mbi shkencat e natyrës si fi­zika, kimia, astronomia, fizika e atomit, etj., duhet që, pa­ra­lelisht me nivelin e tyre kulturor, t'u flitet për besimin e vërtetë islam. Në kundërshtim me materialistët që e marrin për bazë materien duke e varur çdo gjë prej saj, besimtari duhet ta bëjë vlerësimin e materies në kuadrin e besimit, e njohurive dhe besimit mbi Allahun, ahiretin (ringjalljen dhe jetën tjetër) dhe Kur'anin. Besimtarët duhet të dinë të nxje­rrin trëndafilë në ba­l­tovinën e materies ku janë mbytur ma­terialistët historikë, si dhe t'i shohin dhe vlerësojnë të gjitha gjërat dhe dukuritë si prova dhe dëshmitarë të ekzistencës së Allahut!

Sigurisht, po qe se fëmija, krahas mësimeve mbi shken­cat e natyrës që merr nga arsimi i ulët e gjer në universitet, nuk merr edhe po aq edukim fetar në familje e mjedise apo institucione përkatëse, thyerja dhe rrëshqitja e tij janë të pa­diskutueshme e të paracaktuara. Po qe se niveli arsimor e kulturor që merr ai në shkollë e në mjediset e saj, nuk ndi­qet nga afër e nuk ndërhyhet në kohë ndaj mendimeve të mbrapshta të mundshme, gjërat e mësuara mund të kthe­hen në mjete që çojnë në mohim, ndër­kaq që shkencat janë argumentet më të hapura të ekzistencës dhe unitetit të Allahut!

Sigurisht, po qe se përkundër marrjes së mësimeve mbi filo­zofinë dhe zvarritjes nëpër një sërë dyshimesh dhe lë­kundjesh, fëmija nuk mbështetet me anë të vlerësimeve të drejta e pozi­tive të arsyes, logjikës dhe shkencave, mund të hyjë më vonë në një krizë ideore serioze. Prandaj ai de­tyrimisht duhet mbë­sh­tetur, me aq sa ç'e ka nivelin e njohu­rive racionale, po me ar­gumente racionale, logjike e faktike. Përkundër dedikimit nga materialistët të rregullsisë në naty­rë, natyrës dhe demagogjisë të zhvilluar prej tyre në këtë drejtim me anë të një sërë teorish filo­zofike, edhe ne, duke folur për çështje të tilla si fakti që ligjet që vërehen në çdo gjë me anë të gjuhës së harmonisë së krijimit, janë të para­caktuar dhe sundues, duhet t'ia ngulisim atij në me­ndje se të gjitha këto janë nën administrimin e Allahut (xh.xh.). Ve­tëm në këtë mënyrë mund t'i parandalojmë ne dyshimet dhe lëkundjet që mund të mbjellin tek fëmija teoritë e ndry­shme.

Sigurisht, ne duhet ta pajisim mendjen e fëmijës me njohuri të drejta e të sakta përkundër njohurive të shtre­mbra të ngar­ku­ara në kokën e tij me anë të korrigjimeve dhe shtrembërimeve të paimagjinuara, në mënyrë që fë­mija të mos përjetojë ndonjë hutim. Për nga përmbajtja, çdo gjë varet nga dituria, kurse injo­ranca është armiku më i madh edhe i besimtarit, edhe i fesë. Atëherë themi se përkundër përpjekjeve të injorantëve për ta turbulluar brezin e të rinjve me mashtrime të paimagjinuara, be­sim­tarët janë të detyruar të rrisin e përgatisin njerëz besnikë ndaj kombit, atdheut, prejardhjes, të hapur ndaj fesë, di­turisë e shkencës si dhe që t'u dalin për zot historisë dhe gjeografisë së vet!