Vazhdimi i ndjeshmërisë në edukim

Ta bësh një të vërtetë, një mendim, të zërë vend, është tjetër gjë dhe t'i japësh vazhdimësi, tjetër gjë. Po, është shu­më e rë­ndësishme ta ndërtosh diçka, por më e rëndësishme se kjo, ësh­të t'i japësh qëndrueshmëri asaj dhe ta zhvillosh edhe më tej.

a) Jo pasardhës i keq!

Në Kur'an ka ajete që na flasin për disa profetë me ra­dhë:

"Kujtoje në Libër edhe Merjemin! Kujtoje në Libër edhe Ib­rahimin! Kujtoje në Libër edhe Musanë! Kujtoje në Libër edhe Ismailin! Kujtoje në Libër edhe Idrisin!..."[1]

Pasi tregon për veçoritë e këtyre njerëzve të zgjedhur dhe epokat që hapën ata, Kur'ani vazhdon kështu:

"Më në fund, pas tyre erdhi një brez i tillë që e prishën na­­mazin dhe shkuan pas dëshirave. Ja, prandaj do të vuajnë në të ardhmen ndëshkimin e perversëve dhe mëka­tarëve!" (Kur'ani, Merjem, 19/59)

Në bazë të çështjes mund të jetë Hz. Nuhu, Hz. Ademi, Hz. Musai, Hz. Mesihu, por edhe Hz. Muhammedi (s.a.s.). Po qe se ata që kanë ardhur pas tyre, kanë qenë pasardhës të këqinj të tyre, domethënë, e kundërta e tyre, që e kanë prishur namazin (vini re, jo e kanë lënë, por e kanë prishur), që janë dhënë pas dëshirave trupore e materiale, që kanë jetuar sipas dëshirave, iluzioneve dhe pasioneve të tyre, e kanë pasur të pamundur të përfitojnë nga njerëzit e më­dhenj që kanë pasur në krye të rru­gës së tyre!

Edhe ne ndodhemi po në atë pikë ku ndodheshin ata para nesh që humbën: një muslimanllëk pa namaz meqë namazi na vjen i rëndë, pa agjërim meqë agjërimi është i vështirë, dhe një botëkuptim fetar që nuk njeh kufi në plo­tësimin e dëshirave!

Kurse besimtari është, me të gjithë qenien dhe në të gji­tha si­tuatat, përfaqësuesi edhe i besimit, edhe i sigurisë, edhe i nën­shtrimit ndaj Zotit! Sigurisht, ai, ashtu siç i beson Allahut, edhe përthyhet më dysh para Tij, edhe dridhet para ndalimeve të Tij!

b) Rëndësia e faljes së namazit

Në një deklaratë të tij të bekuar, Profeti (s.a.s.) thotë:

"Ai që e fal namazin, që drejtohet nga kiblja jonë dhe ha nga ajo që therim ne, është prej nesh!"[2] Dhe, tani, ju lutem ejani dhe mendojeni të kundërtën e kësaj!

Të kujt do t'i quani ju ata njerëz që s'vënë ballin në se­xhde, që e kanë ndërgjegjen të ndryshkur, që nuk kanë res­pekt për të tjerët, që shkaktojnë anarki, që veprojnë si armiq të rregullit, etj.? Quajini të kujt të doni, por ata s'kanë vend brenda rrethit të shenjtë të Profetit (s.a.s.)!

Po, namazi është shumë i rëndësishëm. Edhe ne duhet të jemi syçelë në këtë drejtim. Atë që s'fal namaz, Profeti e pati treguar si njeri të mbetur në mes të rrugës. Pa le kur bëhet fjalë për besimin! Duke shkuar në një fushatë, dikush i pati pro­pozuar Profetit ndihmë. Dhe Profeti e pati pyetur: "A beson ti?" Njeriu i pati thënë se jo. Atëherë Profeti i qe kthyer: "S'ka ç'më duhet ndihma jote!"[3]

Kurse në një hadith tjetër, Profeti (s.a.s.) thotë:

"Namazi që u duket më i rëndë hipokritëve (hezitan­të­ve), është namazi i agimit dhe jatsisë!"[4]

Po ne, a mundemi t'i falim me përkushtimin e duhur kë­to dy namaze? Sa për mua, qëndrimi i vërtetë kundërvënës ndaj ndjenjës së hipokrizisë (hezitimit) është përkushtimi i plotë në namaz!



[1] shih: Kur'ani, Merjem, 19/16, 41, 51, 54, 56.
[2] Nesei, Iman, 9; Buhari, Salat, 28.
[3] Muslim, Xhihad, 150; Tirmidhi, Sijer, 10; Ebu Davud, Xhihad, 153.
[4] Buhari, Mevakit, 20; Muslim, Mesaxhid, 252; Ibni Maxhe, Mesaxhid, 18.