Si duhet treguar
Tema kryesore mbi të cilën u përqëndruam në pjesën e mëparshme, ishin çështjet lidhur me gjendjen besimore e adhurimore të fëmijës sipas niveleve të tij të moshës dhe ne konkluduam se marrja e rezultateve pozitive në këto çështje varej, përgjithësisht, nga sjelljet, qëndrimet dhe shembulli personal i prindërve dhe edukatorëve të tjerë veç tyre.
Po qe se fjalët na bëhen interpretë të botës së brendshme dhe sjelljeve tona, gjërat që ndjejmë, mendojmë dhe vendosim t'ia përcjellim bashkëbiseduesit, gjejnë lehtësisht reflektim tek ai. Në të kundërt, po qe se sjelljet nuk na i mbështesin fjalët dhe në zemër nuk kemi besimin dhe bindjen e duhur, është krejt e qartë se s'do të mund të ndikojmë shumë.
Prandaj, po qe se ndodheni në krye të një institucioni arsimi dhe edukimi të madh apo të vogël ose të ndonjë enti administrativ, duhet ta dini pa diskutim se ju jeni aty zembereku edhe i rregullit, edhe i harmonisë. Po qe se ndodh ndonjë thyerje tek ju, edhe në të gjithë ekipin që drejtoni do të shfaqen menjëherë rrëshqitje. Në kundërshtim me këtë, përsa kohë që ju të jeni i vendosur, edhe në ekipin apo sistemin tuaj do të ketë vendosmëri ose, në pastë lëkundje, do të jenë të vogla e të parëndësishme.
- Publikuar më .