Tregimi për Kur’anin

T'ua bësh të dashur e të pranueshëm Kur'anin me të gji­tha aspektet e tij brezave të rinj ka shumë rëndësi për zgji­min tek ta të vetëdijes fetare dhe mbajtjen gjallë të saj.

Të thuash vetëm kaq që "Kur'ani është një libër i shenjtë", ësh­të e pamjaftue­shme si për Kur'anin, si për fëmijën. Edhe në­se një trajtim i tillë mund të duket si i mjaftueshëm për një moshë dhe nivel të ca­ktuar fëminor, për më tej është padi­skutimisht i pamjaftueshëm, madje, bëhet i dëmshëm sepse, duke u kthyer në një para­gjy­kim, bëhet pengesë për sugje­rime pozitive e të thelluara mbi të. Nisur nga kjo, brezave të rinj u duhet treguar në mënyrë bi­ndëse se Kur'ani, të cilit askush nuk ka mundur t'i lëvizë një presje nga dita kur ka zbritur e gjer më sot, me tezat e tij të ha­pura mbi kufijtë e fundit ku mund të arrijnë shkenca dhe tekno­logjia, është mesazhi i fundit i Allahut!

Në të vërtetë, është me vend të thuhet se Kur'ani përmban të dhënat më të reja mbi të gjitha botët në tërë gjerësinë e tyre krijimore dhe ekzistenciale, se të dhënat e Kur'anit nuk bien në kundërshtim me të dhënat shkencore, se, përkundrazi, me in­fo­rmacionet e tij sintetike në formën e rregullave të përgjith­shme, Kur'ani u jep kahje shkencave. Edhe ajeti si më poshtë është dëshmitari qiellor i kësaj të vërtete:

"Tek Ai ndodhen shumë e shumë thesare të panjohura si dhe çelësat e botës së padukshme. Askush s'i njeh ato veç Tij. Ai njeh gjithçka që ndodhet në tokë e në det. Asnjë gjethe s'bie dot pa dijeninë e Tij, s'ka thërrime në errësirat e thellësive to­kësore për të cilën të mos ketë dijeni Ai! Nuk ka gjë të njomë e të thatë që të mos ndodhet në Librin e Qar­të!" (Kur'ani, En'am, 6/59)

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.