 | Armata e Dritës, ndër fytyrat drita-bukuri, Ndër zemra lumturi e nxehtë dhe e thellë; Shpërndajnë gjithandej krahë-krahë kënaqësi, Ndër sy Pafundësia u shtrihet brenda, thellë… Armata a Dritës, ndër fytyrat drita-bukuri. Aromë dehëse era që gjokset shpërndajnë, Ndër shpirtra me mendime ngjyra-ngjyra çdo ditë, Ndjenjat, mendimet, të gjitha prej drite i kanë… Si fluturat e natës vijnë rrotull në dritë, Aromë dehëse era që gjokset shpërndajnë. |