Asimetria e Kohës

Koha vjen shkon, për kë s'e ndjen, s'ka rëndësi!
Ku di i verbëri ç'është lindja, ç'është perëndimi!
Para të verbërit dhe një vit të kalonte, s'ish çudi,
Koha ka mbetur në vend-te thoshte-e ka zënë gjumi...

Koha-një pe në lëmsh i rrotulluar,
Koha-një lëmsh i ngatërruar...

Ditët e shkuara-kujtime nëpër fletë,
Fletët nën shtrëngesën e llogarisë janë mbledhur...
Janë shtrënguar nja-dy radhë vetë,
Një melodi trishtimi me një zë të mekur...

Gjethet vjeshta i ka vrarë,
Një flamur që hiqet zvarrë...

Koha me naze gëlon gjithandej,
Për çapkënët-një vrimë e zezë si lak;
Një arritjë e ëmbël gjer t'i bjerë në të,
Lakeizëm poshtërues që dukek zotnillëk...

Shpirtrat a ndriçuar të krenoher,
Kokat e përgjumura të mjerohen...

Tek Ai janë rrugët që zgjaten drejt Amshimit,
Vetëdija e Amshimit nënkuptohet tek Ai;
Krahët prej drite që na mbërthejnë drejt Amshimit,
Rrezatim i enigmave nga projektori...

Ai në se e shfaq enigmën: Unë Jam Ai,
Për ata që kanë mbetur në ngushticë, lumturi...

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.