Kuptimet në iluzione

Ku shëtisnin shpirtrat e ngazëlluar me gëzim,
Pashë, midis yjesh, ata që ngrehin frone.
Për çdo natë i pashë në një të ri bashkim,
N'intimitet të Mikut, të dehur n'iluzione.

Dashuria në gjokse tek rënkonte me ah,
Ndiheshin tingujt prehës të botës s'Amshuar.
Të një mijë diejve që shëtisnin përkrah,
Pëllumba krahargjendtë ngriheshin fluturuar.

Rrugët përmes kaltërsive dhe synimi...
Të gjithë burimin e parë të dritës prisnin.
Robërit e nxitur çdo çast me dëshira bashkimi,
Të shkrirë në mahnitje, në sexhde hubisnin.

Tani legjenda quhen shumëngjyrëshet vizione,
Illuzione të pabesueshme-për brezat pa histori...
Ej, kuptime që shkëlqeni ende n'iluzione,
Mjaft! Ejani! Të marrë fund kjo brengë që tani!