Të Ritë Tim

Një kohë qeshë përhumbur në përfytyrime,
Në shpirt duke ndjerë muzikë Amshimi;
Ne tingull çeliku qeshë ngritur në bërtitje...
Ndërsa në vetvete m'përvijoheshin mendime;
Por s'di sa prej tyre u ish dëgjuar tingëllimi;
Ende si lëmsh shkëlqimi mundimi i asaj dite...

Ma shihnin fëmijërinë ata që kuptonin,
Në krah iluzionesh të sotmen përqafuar;
E drejta, ajo ditë këtë gjë ëndërr e kujtonte.
Drejt dritës si fluturat ata që shkonin,
Kur njerëzimi ende flinte... aq herët... s'kish aguar,
Asnjeri këtë fund të bukur s'mundej ta shikonte.

Këndesi i lumtur ia thoshte me timbër ezanor;
Si klithmë u ngrit e u përplas gurëve të varreve,
N'sa materja ndodhej brenda një lëmshi errësirash;
Jetë u frynte me kundërmime frymëzimi hyjnor
Shokëve të nurshëm të Armatës së Dritave,
Gjithë bota shkëmbente frymëmarrje ringjalljesh!..

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.