Tokmaku i Mendimit

Mendimi ma rreh shpirtin si tokmak,
Gjaku në joks tëpkësi merxhanë;
Rënkoj e ngashërehem, gjoksi m'u mpak,
Buza në të qarë, në shpirt emocion.

Ne tëmthat djersë, nga brenda nxehtësi,
Një hall i çmendur, më keq s'ka se si;
Për ta kuptuar këtë, duhet dituri
Dhe ankthet ndërgjegjen ta coptojnë.

Të qetit t'i qash hall, është vështirë,
Robërit e trupit-të gjithë si të pirë,
Çakërqejf, hundëpërpjetë e të çlirë,
Të përqeshin ty pas shpine tek kalojnë.

Me shqetësimet kokë më kokë gjer në Papundësi
Qëndro, se ku bie zjarri, djeg, e di,
Të vijë e të mos ta kuptojë hallin i huaji,
Sheshet burra dhe burrat sheshe kërkojnë!