Heronjtë e Kësaj Toke

Fluturat fluturojnë nga shkon e engjëjve hija,
Gjokset e engjëlve si kurora e diellit, trupëzimi;
Rënko e rënko e si zemër pëllumbi mundimi.
Si Parajsa magjepsës, të thellë si Pafundësia,
Fluturat fluturojnë nga shkon e engjëjve hija.

Ndër fytyra një shkëlqim si pasqyrë që vetëtin.
Që Përtej si erë fryjnë tinguj drite tingëllojnë,
N'atë klimë siç sjell era mijra aroma erëzojnë,
Qetësisë së pasosur tash njeriu ia mbërin.
Ndër fytyra një shkëlqim si pasqyrë që vetëtin.

Duke ecur jetë fryjnë, kudo shkelin, vendeve;
Dheu mbledhur shuk në dorë në flori u kthehet
Dhe në buzët helmi sheqer-mjaltë u bëhet.
Hapur një nga një janë portat, u janë hapur gjokseve
Duke ecur jetë fryjnë, kudo shkelin, vendeve.

Fjalët e Pafundësisë si llambadha farfurojnë;
Në horizonte ka re dhe retë lartësojnë;
Dhe në zemra magma dhe magmat shkumëzojnë;
Nga xhevairi i fjalëve, thonë, çezmet pikojnë.
Fjalët e Pafundësisë si llambadha farfurojnë.

Nga frymëmarrjet e tyre koha mbetur ka me barrë,
Për një lindje të lumtur përpëlitet ndër të prera...
Dhe kuptuam; për këtë popull dhe për mua vjen pranvera!
Edhe dritën, edhe ngjyrën nga tjetra botë e ka marrë...
Nga frymëmarrjet e tyre të shpeshtuara koha mbetur ka me barrë!

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.