Kalorësi Prej Drite

Një kalorës po bën ballë,
Pamjerreptë, flokëbardhë,
Sypërhumbur plot me lot,
Krah-pëllumbi lajmëtar...

Ngjeshur rripa kalorësie,
Zemra ngjeshur prej mërzie...
Paska hequr keq vërtetë,
Mbushur ndjenja porsi det.

Një i madh ndër të mëdhenj,(1)
Emocionet si përrenj,
Po e preke, do të qajë,
Për Alluhun rob i denjë.

Zëri i tij të befason,
Në sy rrenë s'i dallon...
Kushu e sheh, do ta kuptojë,
Trupi dritë i rrezaton.

Ngajë kalin pa ndalim,
Më s'me mbeti një shpëtim,
Njeri-dritë e paçmuar;
Koha le çdo gjë n'harrim.

Gjithsesi mos mbet vonë,
Në gji malli m'përvëlon.
S'më mbet më tjetër dëshirë,
Shoh drejt dritës n'horizont.

Veten prej vetes nxora,
Unë prej teje s'ndahem prore;
A s'me merr dhe mua pranë,
Hodha tej veshjen mortore.

Mos më pyat se kush isha,
Si ugjita e si zbrita;
Të arrita, oqean,
Dhe harrova se u mbyta...


[1] Eshtë fjala për një nga katër Engjëjt e Lartë: Xhebrail, Mikail, Israil, Azrail.