Shpirti i Popullit

Na ishte një jigit, e mbuluan aty në muranë...
Pelerinën nga pas i hoqën, i zhveshën dhe këmishën;
Aman, se po ngrihnet thanë dhe me gurë e ngjeshën.
Na ishte një jigit, e mbuluan aty përballë në muranë.

Jigiti im, as na tregon fundin e vdekjes tënde!
Ti i mjerë, vatani i mjerë, të rrimë e të vajtojmë;
Dhe, duke vajtuar, zemrat të na dallgëzojnë!
Jigiti im, as na tregon fundin e vdekjes tënde!

Fol diçka, jigiti im, apo mua s'po më dëgjon!
Me përfytyrimin tënd me vite veten përkëdhel e rri;
Rroj me shpresë se do ngrihesh e do vish përsëri.
Fol diçka, jigiti im, apo mua s'po më dëgjon!

Në trup një këmishë e hekurt-pesha e viteve;
Me shpresë i ndriçuar shpirti ty duke të pritur;
Me yjet në fluturim, në tokë duke u zvarritur.
Në trup një këmishë e hekurt-pesha e viteve.

Gjithandej shkatërrim, për korbat festë;
Urat një nga një janë shembur, udhët pa udhëtarë;
Në çezma s'afrohet më kush, çezmat janë tharë;
Gjithandej shkatërrim, për korbat festë.

Çarje në vullnete, në shpirtra goditje për tmerr;
Historinë e mbuluan një duzinë prapësi.
Përmbys u shembën miqësitë dhe kremtimet pa njeri.
Çarje në vullnete, në shpirtra goditje për tmerr.

Siç ndodh në përralla, çohu, eja!
Herët një mëngjes mbi kalin e bardhë shaluar;
Me sy mbyllur të pres ti duke m'u kthjelluar.
Siç ndodh në përralla, çohu, eja!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.