Shpirtrat Idealistë

Njeriu rron me ideale të larta.
Në konceptin e fëminisë ëndrra të ëmbla.
Në rini,
iluzione të pasura zgjohen
dhe një pas një
pamje të argjendta i qartësohen.

Pranvara të shpërthejnë
thellë në sytë e tu.
Në mendime
tone të ndezura rikthejnë e rikthejne.
I varfër ndër djerrina andej,
përballë bukurive këtu.
Dhe vdis e vdis
në ditët që vetveten gjejnë.

Horizonti i gjerë,
të mjerëve vend u ke bërë.
Zymtësi ndër fytyra, ndër zemra shqetësime.
Porsi apostujt,
fjalë e përbetime.
Dhe gjë prej gjëje nuk kupton,
e erdhmja s'eksizton...

Fytyrat e buzëqeshura me Pafundësinë,
nje shprehje më vete,
më vete një mendim.
Nga frymëzimi i botës Përtej
ndër duar pije, të dehur kalojnë...
Zemra
të pastra e të thjeshta kërkojnë...

Nga mali i përrallave
ngarkesat e rënda të largosh,
një jetë të tërë një ankith i shenjtëruar.
Nga pakujdesia çdo gjële
kuptimi i ka mbarruar.
Nga mali i përrallave
ngarkesat e rënda të largosh;
për shpirtrat idealistë
gëzimi e entuziazmi nuk kanë të mbaruar!

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.