Zemra me Brengë

Në qënkan shpirtrat të mërzitur nga mjerimet,
zemrat plot brengë janë;
Në kalofshin netët plot shqetësim, sytë vështrimin
të përhumbur e kanë;
Por ngrehu urdhër në ardhtë nga kaderi,(1)
Çdo gjë gjallërohet, pranverës poezi i thuret nga çdo anë.

Atëherë udhëtari s'rri, po udhën merr me shpresë;
Zjarri i zemrave si lëmshe ngrohtësia duke u rrotulluar
Nëpër oxhak, merr udhën drejt Pafundësisë;
Kur udha merr fund, udhëtari ndaj dritës është afruar...

Errësirat ndër ethe dridhen, horizonti është ndriçuar;
Fluturojnë lakuriqët të hutuar e të mjerë;
Vështrojnë njerëzit këtë mister të tmerruar,
Për shpirtrat e vetmuar mëngjesi fillon të bjerë.

Vitet helm mbi helm, çka kaloi, festë ge;
Tundet mejhanja e vjetër nga themelet...
Të ardhmes përshëndetje, me mijra atyre që do vijnë;
Akinxhiu i shpejtë nga udha e gjatë po kthehet...


[1] Kaderi-koncepti posaçërisht İslam i paracaktimit.

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.