Fllade të Jetës së Pasosur

Pleqërinë javash-javash e qëmtoj,
Kristalin e ëndrrës e krisi jeta, pra...
Në bisht të qerpikut nur'i asaj ane ra...
Dhe mplakjen një dritë tjetër e shikoj.

Larg pasioneve të rinisë, gjithë n'atë jetë,
Ndër sy më përvijohet prag'i Pafundësisë,
Që dikur në shpirt më qe iluzion rinise.
Tani në ndiesitë diç më zbardhëellon fletë-fletë.

As dëshirë mëngjesi, as ankthe në net shumë;
Ansjera s'ka më vend në mendimin tim sot;
Sipas meje, po ato janë në këtë botë:
Lezet-qeder, melodi-puhi e tufan-furtunë..

As qoshket e vjetra dhe grataçielet e sotme, jo,
As zambak i livadheve, luleshqerrë e tulipan;
As helm'i mosqenies, as gëzimi i qenies s'janë
Dhe as në gojë bëmat epike të së djeshmes jo...

Dhe askush asgjë s'tregon spas tij, pra;
Të gjithëve au përmbysi fati poçet një nga një...
Dhe tash nga brenda më dallgëzon pohimi;
O zot, mjaft më me dëshirat! E kjo është jeta,
sipas meje, pra!

Ditët dhe netët brenda njera-tjetrës dhe ndriçim,
Në goftë që prita nga kaderi prore;
Synimi: Dobia e flijimit të një mijë jetëve njerëzore;
Një botë që n'asnjë rrethinë nuk ka errësim.

Lamtumirë, netë lirike, u pafshim tumirë..!
Lakurigët t'u mbesin lakuriqëve në terr;
Mes valëve të dritës qenia formë po merr,
Errësirës këngë t'i thuash, një e kotë dëshirë...

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.