Kënga e sojit tim

Kanë çelë trëndafilat në bahçet ku shëtit soji im.
Faqet si qumësht të buta, buzët të kuqe si gjak...
Cullufet me melodi lodrojnë, përhapin kundërmim,
U digjen në gjokse dëshirat, u digjen flakë-flakë...

Fëshfëritja e gjetheve dhe psherëtimat e bilbilëve
Jehojnë në veshë me melodi shpirtrrëmbenjëse;
Sikur nga prajsat të jehonte vizioni i hyrive,
Me ngjyra që nuk zbehen dhe bukuri të pavdekshme...

Tëpkë si aromë mimoze kundërmojnë ndiesitë,
Një lulishte Iremi kjo pranverë e vendit të tij;
Frymëmarrjet e tyre, në Pavdekësi meloditë,
Më vete mëngjesi dhe mbrëmja më vete melodi...

Një diell që s'perëndon në lidhjen e ditëve;
Kokë më kokë me gonxhet mes lulesh rri;
Çdo ditë në bahçen e tij agon një kohë e re,
E bardha bukuri vezullon dhe e zeza-bukuri!

E sot një botë e tillë në u quajt iluzion i sajuar,
Zëra të pamort patëm ndjerë nga kjo ngrehinë e artë;
Birin e Triumfit patëm parë me shkëlqim duke shkuar,
Botëve u pat hapur nga ajo portë e lartë.

Nga çdo anë errësirë si një natë me uturimë...
Me flatra drite si pëllumbat patëm fluturuar;
Nga ajo dritë na qe sqaruar dhe zbërthyer çdo enigmë,
Ndaj vjetërsive me vite krenarisht patëm luftuar!