Ana Tjetër e Vdekjes Sime

Kush vjen në këtë botë, do të shkojë;
Përtej kush s'beson, ndër gjokse mjerim;
Çdo ditë shpirtrat një ankth do t'i shpojë,
Për ta marrëzia –i vetmi maskim.

Në botën e tyre të varfër, ëndërr-pasuri
Dora e hiçit; një vulë ndër fytyra;
Për ta Pafundësia s'vlen si dashuri,
Jeta për ta –ankthe e mynxyra...

Disa në konfortin kush erdhi, do të shkojë;
Disa nën kurthin e dëshirave trupore;
Prandaj më mirë çakërqejf të notojë,
I mjeri, në këtë delir do të shkrihet prore...

Koha bluan rëndë dhe guri s'qëndron;
E ç'vlejnë përpjekjet ndaj harresës së kënaqësive;
Veç kur t'u dalë para i fundit stacion,
Kjo zile harrese s'mund t'i qetësojë të marrët e zurnave...

Ringjallja e vërtetë është si dhe Gjithësia;
Zemrat e bardha kanë gjetur rrugën e prehjes;
Në një udhëtim të lumtur synimi: Pafundësia,
Dhe lumturia që presim –përtej vdekjes...

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.