E di

Kush s'sheh, veç pretendon e rri,
Kush sheh çdo gjë me shpirt, e di.
Kush mbriti kufijt' e të Vërtetës, di,
Kush s'mbriti, s'ka fare njohuri.

Kush s'hyri në trojet e Drejtësisë, s'di.
Diturinë e Fshehtë(1) kush s'mësoi, s'di.
Mjeshtrinë e trëndafilave po s'diti, s'di.
Kush hyn në lidhjen e vërtetë të Tij, e di.

Tristët që bredhin nëpër botë, jo.
Poetët qe digjen flakë-flakë, jo.
Të papjekurit që kthejnë busull, jo.
I Dashuri, I Dashuri duke thënë kush vdes, e di.

Ata që në udhën e Dashurisë ngujohen;
Ata që belarave të rënda u mbërthehen,
Me sy të vështirë ata që vështirësohen,
Ata që në rrugë lartësohen, e dinë.


[1] Në Kur'an, në kaptinën Kehf, ajeti 65, jepet shenjë për Diturinë e Fshehtë: "... dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne." (Shën i autorit)

Pin It
  • Krijuar në .
Copyright © 2020 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Tutti i diritti riservati.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.